Nga Redaksia:
Në shtator ri’nis rrugëtimin e saj portali në gjuhën shqipe: PatriotikMedia.com – vazhdimi i natyrshëm, i cili mbetet në histori si i vetmi portal në Shqipëri që guxoi të thoshte të vërtetën për të ashtuquajturën Plandemi.
Në një kohë kur të gjitha mediat e mëdha shqiptare heshtnin, kur portalet dhe televizionet shërbenin si megafonë të frikës dhe propagandës, PatriotikMedia.com foli hapur për mashtrimin global, për vaksinat dhe për skenarin e errët që u vendos mbi shpinën e popullit tonë. Sot, të njëjtat media që nuk guxonin të nxirrnin zë, kakarisin sikur Plandemia të mos ketë ekzistuar kurrë – vetëm e vetëm për disa klikime dhe për interesa të pista.
Por shqiptarët e ndershëm nuk harrojnë. Ata e dinë se ku kanë gjetur zërin e së vërtetës.
PatriotikMedia.al është vazhdimi logjik i kësaj beteje. Ky portal nuk është thjesht një faqe lajmesh, por një tribunë kombëtare, ku shqiptarët do të gjejnë informacion të përditësuar dhe të pandikuar nga partitë politike shqiptare që prej 35 vitesh i kanë mashtruar qytetarët.
Ne nuk i shërbejmë partive, oligarkëve apo ambasadave. Ne do të mbetemi gjithmonë Opozita e së Vërtetës, pavarësisht kush është në pushtet. Kauza jonë është një e vetme: Atdheu ynë – Shqipëria.
Me kategoritë tona – Politikë, Ekonomi, Sport ,Nacionalizem, Shqipëri, Kosovë,, Amerika, Europë, dhe Inovacion & Teknologji – do të ofrojmë jo thjesht lajme, por ndërgjegjësim kombëtar.
PatriotikMedia.com nis rrugëtimin e saj në shtator. Të gjithë ata që duan të vërtetën pa censurë, të jenë gati – sepse zëri i shqiptarëve të lirë do të dëgjohet edhe më fuqishëm!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.