20 Aug 2025, Wed

Avokati Altin Goxhaj: Trump i dha një mësim gjeopolitik botës në një fjali të vetme!

Nga Redaksia:

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i cili prej vitesh është ndër të paktët intelektualë shqiptarë që ka denoncuar hapur “Rendin e Ri Botëror”, Sorosin dhe planin globalist për shkatërrimin e sovranitetit kombëtar, ka komentuar një deklaratë historike të Presidentit amerikan Donald Trump, të cilën e ka cilësuar si “E gjithë Gjeopolitika e botës në një foto të vetme”.

Sipas avokatit Goxhaj, Trump u ka folur udhëheqësve të Europës dhe botës njësoj si një mësues që flet me nxënësit e tij në klasë, duke ua vendosur përpara dy rrugë të qarta:

“Zgjidhni dhe merrni: Paqe sot me mua dhe Putinin, si fitimtarë – apo Luftë me juve si fajtorë dje, sot e mot para opinionit të gjithë botës. Nesër Putini do të jetë super fitimtar, ndërsa unë do të mbetem i vetmi i pafajshëm në sytë e gjithë botës, të Amerikës dhe vendeve tuaja, sepse unë ju dola borxhit për të ndaluar humbjen dhe rënien tuaj. Ndjesë pastë populli i Ukrainës që shkoi dëm në kasaphanën e gropave thithëse të Ushtrisë Ruse.”

Sipas Goxhajt, kjo deklaratë është më shumë se një paralajmërim: ajo është një shuplakë për elitën globaliste të Europës që kërkon ta mbajë luftën në Ukrainë të ndezur, duke sakrifikuar popullin ukrainas për interesat e korporatave të armëve dhe axhendës Sorosiane.

Avokati Goxhaj thekson se:

Trump e sheh veten si liderin e vetëm që mund të ndalojë rënien e Perëndimit, nëse ka vullnet të përballet me Putinin përmes paqes e jo përmes luftës.

Europa po tregohet një nxënëse e paaftë që nuk mëson as nga historia, as nga humbjet që ka përjetuar.

Populli ukrainas është kthyer në mish për top, ndërsa liderët perëndimorë e kanë përdorur thjesht si “monedhë shkëmbimi” në lojën globale kundër Rusisë.

“Trump ua tha troç: ose pranoni paqen sot, ose nesër do të jeni ju fajtorët para botës, ndërsa unë do të jem i vetmi i pafajshëm. Kjo është gjeopolitika në një fjali të vetme”, përfundon Goxhaj.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *