10 Aug 2025, Sun

Avokati Goxhaj: Nuk ka paqe në Ukrainë – Trump dhe Putin nuk mund të shpëtojnë ata që nuk duan të shpëtohen …

Ekskluzive për PatriotikMedia.al

Avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj, i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër agjendave globale dhe politikave të nënshtruara të qeverive europiane, ka bërë një analizë të thelluar mbi luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj për të ardhmen e Europës.
Sipas tij, paqja është e pamundur për sa kohë liderët e kontinentit mbeten peng të interesave të elitave ndërkombëtare dhe nuk pranojnë humbjen e tyre politike e strategjike. Goxhaj paralajmëron se lufta në Ukrainë nuk është një konflikt i izoluar, por pjesë e një plani të gjerë për shkatërrimin e Europës dhe ndezjen e një Lufte të Tretë Botërore.

Postimi i avokatit Altin Goxhaj

Nuk mund të ketë paqe sa kohë qeveritë kukulla të Europës nuk pranojnë de jure humbjen faktike dhe, për pasojë, rrëzimin e tyre për shkak të rrënimit që i kanë sjellë Europës në vetëm tre vjet, duke dërguar në kasaphanë të paktën 1 milion djem ukrainas.

Kjo nuk është thjesht idiotësia e Europës, por një pjesë e Axhendës së Great Reset për të ndezur Luftën e Tretë Botërore – një luftë absurde vetëshkatërruese sipas të ashtuquajturit “opsioni Samson”. Pushtimi i Gazës është vetëm preludi i kësaj lufte, ku “korbat” kineze po presin gosti madhore në shekullin XXI.

Qëndrimi i Putinit është i qartë:

Nëse duan paqe tani, Ukraina Lindore duhet t’i njihet Rusisë. Nëse jo, atëherë Rusia do të vazhdojë ofensivën deri të marrë edhe bregdetin ukrainas, duke bashkuar territorin me Transnistrian e Moldavisë – rajon rus i pavarur ku ndodhen depot e municioneve të Luftës së Ftohtë dhe fabrikat përkatëse.

Putini nuk ka arsye të ndalet tani, në momentin më të favorshëm ushtarak të verës dhe vjeshtës, pasi ka shkatërruar ushtrinë ukrainase dhe po godet me sukses infrastrukturën energjetike të vendit. Efekti do të ndihet rëndë në dimër, njësoj si rrethimi i gjermanëve në Stalingrad. Objektivi përfundimtar: kontrolli i plotë i bregdetit të Detit të Zi dhe i Transnistrias, e pasuruar me municione sa për tre luftëra.

Europa dhe mashkulli “woke”

Sot, Europa nuk ka ushtarë. Mashkulli europian, që brohoret me #slavaukraini, është feminizuar, tredhur dhe nuk ka as moral e as guxim për t’u përballur me një bashkëmoshatar rus. Shumë burra perëndimorë e kanë kuptuar se po i shndërrojnë në mish për top dhe do refuzojnë hapur. Mercenarët e ardhur nga emigracioni janë pa motivim dhe më të dobët se ushtarët e mobilizuar me forcë në Ukrainë.

George Soros, që në vitin 1993, paralajmëroi se qeveritë europiane nuk kishin më ushtarë për t’i dërguar në luftë, ndaj NATO duhej zgjeruar drejt Rusisë duke përdorur ukrainasit si mish për top.

Axhenda e errët e elitave

Politikanët kukulla të Europës, nën urdhërat e “Bank of England” dhe “City of London”, po luajnë me skenarë të rrezikshëm, deri te përplasjet bërthamore, për të realizuar atë që u tha hapur në Davos më 2016. Nuk përjashtohet përdorimi i planit izraelit “Samson” me flamur të rremë rus, gjë që shpjegon edhe nismat e disa qeverive europiane për të njohur shtetin palestinez si pjesë e skenarit apokaliptik.

Nëse lufta në Ukrainë do ndalet, bie një klasë e tërë politikanësh kukulla në zgjedhjet e para, për shkak të rrënimit që i kanë shkaktuar Europës dhe popullit ukrainas. Këta drejtues perversë e të shantazhuar janë gati ta marrin me vete në humnerë të gjithë kontinentin, sepse kështu urdhërojnë zotërinjtë e tyre.

Trump dhe Putin e dinë çfarë po bëjnë – po ofrojnë spektakël publik për të treguar se po përpiqen të ndalin katastrofën. Por e vërteta është e thjeshtë: askush që nuk do të shpëtohet, nuk mund të shpëtohet.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *