Nga Redaksia:
Ka një kategori të çuditshme personazhesh që, në mungesë të historisë, vizionit apo veprës konkrete, krijojnë një realitet paralel ku ata janë shpëtimtarë të kombit, heronj të panjohur, apo Napoleonë të rinj që vetëm ata e kuptojnë tragjedinë shqiptare. Në këtë realitet imagjinar, ndër ta ngrihet dhe figura e Pellumb Pilincit – njeriu që flet për vetveten si kombëtar, shpëtimtar dhe lider global, ndërkohë që shumica e shqiptarëve as që e dinë nga ka dalë.
Kulti i “shpëtimtarit” bosh
Pilinci shfaqet në video me rreth vetes truproja të fryra, me kostume të zeza, makina të errëta dhe një gjuhë që përpiqet të ngjajë solemne, por që tingëllon më shumë si skenar filmi B. Ai i drejtohet popullit me tone epike: “Populli më thirri!”, “Shqipëria ka nevojë për mua!”, ndërsa publiku normal pyet: Kush je ti, o shoku o vëlla?
Ky është sindromi klasik i “Napoleonëve të kombit”, ku dikush krijon një botë paralele ku imagjinon se po udhëheq një revolucion – por realiteti është që revolucionin e vet e ka bërë vetëm në TikTok dhe Facebook.
Populli dhe psikiatria e tranzicionit
E thotë bukur në një status në facebook Avokati Goxhaj:
“Kur mendon sa njerëz e marrin seriozisht këtë Pilincin, të duket vetja në spital psikiatrik ku njëri thotë jam Napoleoni.”
Dhe është vërtet tragjike-komike! Një pjesë e njerëzve, të lodhur nga tradhtitë dhe mashtrimet e klasës politike, kërkojnë shpresë kudo, edhe tek Pilinci me syze xhami dhe fjalime patriotike plastike. Ky është tregues se zbrazëtia e sistemit prodhon karikatura politike që mbijetojnë mbi zhgënjimin popullor.
Spektakli i zbrazëtisë
Në vend të ideve, Pilinci ofron shfaqje. Në vend të programit, ai ofron parulla patriotike pa përmbajtje. Në vend të bashkimit, ai luan rolin e perandorit që flet nga froni i tij plastik, ndërsa prapa tij rrinë disa militantë të paguar që i tundin flamurin
Pellumb Pilinci nuk është shpëtimtari i kombit, por simptomë e një kombi që është lodhur së kërkuari shpresë në vendin e gabuar. Ai është një Napoleoni i imagjinuar, që lufton betejat e veta në Youtube, ndërsa Shqipëria e vërtetë ka nevojë për mendje të kthjellëta, jo për cirk me kostume dhe sigurimsa me syze dielli.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.