9 Aug 2025, Sat

VIDEO/ Rilindja kundër Popullit Shqiptar – Nga Gazi Serb te Kallashnikovi Rus …

Nga Redi Minga:

DJE JU HELMOI ME GAZ SERB – SOT PO JU DREJTON KALLASHNIKOVIN RUS!

Nga Bregu i Lumit në Tiranë, tek Alpet e Thethit – Rilindja në luftë kundër popullit të saj!

Historia përsëritet! Dhe këtë herë, me më shumë dhunë, më shumë armë dhe më shumë urrejtje ndaj vetë qytetarëve shqiptarë!

9 Prill 2019 – Bregu i Lumit, Tiranë

Banorët e një lagjeje të tërë ngrihen për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga fadromat e qeverisë, që në emër të “zhvillimit”, vijnë t’i shembin. Çfarë merrnin në këmbim?
Gaz lotsjellës, dhunë policore, shkelje të të drejtave, plagosje dhe poshtërim publik.
Pamjet tregojnë gra dhe fëmijë të helmuar, burra të tërhequr zvarrë, një shtet që sillej si pushtues, jo si mbrojtës i qytetarit.

Policia e Rilindjes, në vend që të mbrojë popullin, mbron fadromat e pushtetit dhe oligarkëve, duke zbrazur dhunën mbi njerëz të pafajshëm që kërkonin vetëm të mbanin çatinë mbi kokë.

9 Korrik 2025 – Theth, Zemra e Alpeve Shqiptare

Po i njëjti shtet, po i njëjti regjistër dhune!
Kur banorët e Thethit guxuan të ngrinin zërin kundër betonizimit të natyrës dhe grabitjes së tokës nga “investitorët” e mbështetur nga qeveria, përgjigjja ishte arme, paramilitarë dhe terror policor.

Disa molotov u lëshuar nga banorët për të ndalur pushtimin, u pasua me zbritjen e forcave speciale, të armatosura deri në dhëmbë, që i drejtuan kallashnikovin rus popullit shqiptar, në një skenar që i ngjan Lindjes së Mesme, jo Alpeve shqiptare.

KJO NUK ËSHTË QEVERI – KJO ËSHTË NJË MAKINERI DHUNE DHE PUSHTIMI!

Nga gazi serb i 2019-ës në Tiranë, te kallashnikovi rus i 2025-ës në Theth, Edi Rama dhe regjimi i tij po ndërtojnë një Shqipëri pa shqiptarë, një tokë të plaçkitur nga brenda dhe e shitur nga jashtë.

Populli nuk ka më ku të strehohet – çdo cep i vendit është nën sulm nga shteti i vet!
Në vend të mbrojtjes, qytetari përballet me armë! Në vend të drejtësisë, përballet me dhunë! Në vend të zhvillimit, përballet me shkatërrim!

Shënim: PatriotikMedia.al thërret çdo shqiptar që të mos harrojë:
Shtëpia jote, toka jote, nderi yt – janë në rrezik.
Sot është Thethi, dje ishte Bregu i Lumit – nesër, mund të jesh ti!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *