Ekskluzive nga PatriotikMedia.al – Kurbani i fundit është kryeministri Rama…

Nga Redaksia:

Sipas informacioneve ekskluzive që disponon PatriotikMedia.al nga burime të besueshme brenda dhe jashtë vendit, viti 2025 do të shënojë rënien finale të Edi Ramës nga pushteti. Pavarësisht propagandës mediatike dhe manipulimit të opinionit publik, skenari i Ramës është drejt fundit – dhe këtë herë, nuk ka më kthim.

Prej muajsh, zëra të fuqishëm në qarqet shqiptare në SHBA kanë paralajmëruar fundin e projektit “Rilindja”, një projekt i ndërtuar mbi mashtrim elektoral, kapje të shtetit dhe manipulim të drejtësisë. Ajo që po ndodh pas kuintave është një lëvizje e heshtur, e koordinuar nga Lobi Shqiptar në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me opozitën e kapur të Sali Berishës dhe as me figurat e vjetra politike që kanë shërbyer për stabilitetin e tranzicionit të përhershëm.

Një drejtim i ri me ardhjen e ambasadores amerikane

Ardhja e Ambasadores së re amerikane në Tiranë pritet të ndryshojë klimën politike në mënyrë të pakthyeshme. Fryma e re diplomatike do të përplaset drejtpërdrejt me sistemin e kalbur të Ramës, të ndërtuar mbi kontrollin e SPAK-ut përmes Altin Dumanit, i cili po përgatitet të rizgjidhet me bekimin e kryeministrit – një proces që s’ka asnjë lidhje me drejtësinë e vërtetë.

Pavarësisht zhurmës në media të kapura dhe profileve të sponsorizuara që parashikojnë “mandatin e pestë të Ramës”, realiteti është ndryshe. Shqipëria është në prag të një levizjeje të re patriotike, e organizuar dhe financuar nga burime të pastra dhe me ndikim ndërkombëtar, që synojnë çmontimin e strukturës kriminale që ka kapur shtetin shqiptar.

Tentativa e Ramës për arratisje si Gruevski – por këtë herë dera është mbyllur

Burime të besueshme i kanë thënë PatriotikMedia.al se Edi Rama do tentojë arratisjen, njësoj si Nikola Gruevski në Maqedoni, duke kërkuar strehim politik jashtë vendit. Por ndryshe nga rasti maqedonas, Rama nuk do të ketë më asnjë derë të hapur.

Familja Soros, që dikur e mbështeti dhe e futi në këtë lojë të madhe, tashmë është vetë në telashe me drejtësinë amerikane. Strukturat që dikur sponsorizonin lëvizje globale, tashmë nuk kanë më kapacitetin të mbrojnë askënd, përfshirë edhe “nxënësin e tyre të bindur” në Ballkan.

Fundi i një epoke – fillimi i një pastrimi kombëtar

Kjo që po vjen nuk është thjesht rënie e Ramës – është rënia e një regjimi të tërë që u ndërtua mbi frikë, presion, propagandë dhe korrupsion ndërkombëtar. Pas goditjes së Vuçiqit në Serbi dhe rënies së Mitsotakis në Greqi, radha është e Ramës.

Por ndryshe nga fqinjët, në Shqipëri do të ndodhë diçka që nuk ka ndodhur më parë: një lëvizje që nuk buron nga opozita, por nga vetë shqiptarët e diasporës dhe miqtë strategjikë që duan ta shohin Shqipërinë të lirë, pa tutorë politikë dhe pa influenca kriminale.

PatriotikMedia.al – Ekskluzive, e pakompromis dhe gjithmonë në anën e së vërtetës kombëtare.
Qëndroni me ne. Fillimi i fundit ka nisur.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *