Avokati Goxhaj – Lirimi i Malltezit: kur drejtësia përdoret si shkopi i Maliqit …

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Avokati Altin Goxhaj është një ndër zërat më kritikë ndaj regjimit aktual në Shqipëri dhe rolit të reformës në drejtësi si instrument i kontrollit politik. Ai ka denoncuar hapur përdorimin e drejtësisë për goditjen e opozitës dhe qytetarëve që protestojnë. Në reagimin e tij më të fundit, Goxhaj ndalet tek rasti i Jamarbër Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u arrestua dhe më pas u lirua me të njëjtat argumente që u përdorën për ta futur në qeli – një akt që sipas Goxhajt është thelbësisht politik dhe çnjerëzor.

Postimi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj:

Lirimi i Malltezit është bërë mbi të njëjtat argumenta që u paraburgos! Sepse ligji është si shkopi i Maliqit!

Asnjë arsye nuk kishte për arrestim, sepse edhe të donte, nuk kishte as si ta rrezikonte çështjen e dekadave më parë, as ta manipulonte dot, as të paraqiste rrezikshmëri shoqërore (përveç pjesëmarrjes në protesta), dhe as të arratisej, siç nuk u arratis (kur të donte mund të largohej nga shtëpia dhe të arratisej).

Paraburgimi i tij dhe i Berishës ishte krejtësisht politik dhe krejtësisht instrumentalizues nga ana e pushtetit!

Pjesa kriminale dhe e dhimbshme e kësaj historie ishte që prokurorët nuk e lanë të ishte pranë fëmijës së vet në një operacion kirurgjikal jashtë Shqipërisë, dhe këto janë të ngjashme me ato historitë e dosjeve të trajtimit çnjerëzor në kohë të komunizmit.

Kjo s’ka për t’ju falur as Ramës dhe as prokurorëve, sepse nuk privohet një baba nga të qënit pranë fëmijës në një situatë të rrezikshme shëndetësore!

PatriotikMedia.al – Drejtësia nuk mund të përdoret si armë politike!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *