Arrestohet servili i Rilindjes: Reperi Noizy ndalohet nga autoritetet zvicerane …

Nga Redaksia:

Një tjetër njollë turpi për imazhin e artistëve shqiptarë të lidhur ngushtë me pushtetin rilindas. Mediat zvicerane dhe ato shqiptare raportojnë se Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është ndaluar nga autoritetet e Zvicrës sapo zbriti në aeroportin e Zürich-ut. Burimet flasin për një ndalim të kryer nga policia kantonale në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe të Dhunshme në Zvicër.

Noizy, i njohur jo vetëm për muzikën komerciale por edhe për përfshirjen e tij të hapur në fushatat elektorale të Partisë Socialiste, është parë shpesh në krah të Erion Veliajt dhe ka promovuar publikisht Edi Ramën si “lider vizionar”. Në disa raste, ka performuar në aktivitete politike të PS-së, ku muzika e tij shërbente si sfond për propagandën e Rilindjes.

Ndiqni videon:

Ndonëse ende nuk janë bërë publike akuzat konkrete që rëndojnë mbi të, fakti që ndalimi është bërë menjëherë në hyrje të territorit zviceran nga organet përkatëse dhe në bashkëpunim me prokurorinë, është një sinjal i qartë se çështja është serioze.

Ky episod vjen në një kohë kur shumë figura publike të lidhura me qeverinë aktuale po ekspozohen gjithnjë e më tepër si produkte të një sistemi klientelist, ku talenti dhe vlerat zëvendësohen me servilizëm, propagandë dhe prani në listat e VIP-ave të pushtetit.

Në vend që të përfaqësojnë me dinjitet kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare, këta “artistë të oborrit të Rilindjes” po shndërrohen në barrë morale për shoqërinë shqiptare, ndërkohë që drejtësia jashtë vendit duket më e shpejtë dhe më funksionale.

Do të ndjekim me vëmendje zhvillimet në ditët në vijim për të kuptuar se për çfarë konkretisht është ndaluar Noizy, por një gjë është e sigurt: kur flet propaganda, hesht dinjiteti.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *