9 Aug 2025, Sat

Brezi i Xhaxhit po na merr në qafë: Falë Turqisë nuk jemi copëtuar!

Nga Redaksia:

Në një kohë kur Shqipëria përballet me një krizë të thellë identitare, morale dhe politike, është e pashmangshme të ngrihet pyetja: a janë nostalgjikët e komunizmit një nga pengesat më të mëdha për ndryshim? Përgjigjja po bëhet gjithnjë e më e qartë për rininë shqiptare — po, janë!

Brezi që e mbajti në këmbë diktaturën komuniste, dhe që sot në heshtje ose hapur mban gjallë frymën e “xhaxhit”, është i njëjti brez që na pengon të ecim përpara si komb. Kjo nostalgji e neveritshme për një sistem që vrau, burgosi dhe shkatërroi Shqipërinë, po e çon vendin tonë sërish drejt errësirës. Komunizmi, nën një maskë të re, është kthyer në pushtet përmes trashëgimtarëve të tij politikë dhe shpirtërorë.

Rinia shqiptare e sheh dhe e ndjen këtë regres me sy të lirë. E pamundura për t’u organizuar në mënyrë të pavarur për të përmbysur regjimin e Edi Ramës, një regjim që përfaqëson thelbin e oligarkisë dhe riciklimit të komunizmit, na detyron të kujtojmë një moment kyç të historisë së re shqiptare: vitin 1997.

A ishte Turqia faktori vendimtar që ndaloi një copëtim të pashmangshëm të Shqipërisë? Po, ishte! Në kulmin e kaosit dhe anarkisë, kur shteti ishte në kolaps dhe Greqia po përgatitej për një ndërhyrje të heshtur për të marrë jugun e vendit, ishte vetëm prania dhe ndërhyrja strategjike e Turqisë që pengoi ndarjen përfundimtare të Shqipërisë. Dhe nuk është rastësi që edhe sot, në heshtje, Turqia vazhdon të jetë një faktor stabiliteti në këtë rajon të trazuar.

Rasti më ekzemplar i degradimit tonë si shtet është ai që rinia shqiptare e njeh si “Shteti Bektashi” — një simbol i kapjes totale të institucioneve, ku feja dhe shteti janë ngatërruar në një mashtrim të madh nacional dhe politik. Një regjim që përfaqëson më shumë një sekt të lidhur me oligarkinë, se sa një shtet që u shërben qytetarëve.

Në këtë udhëkryq historik, të rinjtë nuk mund të heshtin më. Mjaft më me qoka nostalgjie për një regjim që na la pa të ardhme. Mjaft më me “dashurinë” për xhaxhin që vdiq, por la pas bijtë dhe nipërit që po e shesin Shqipërinë në heshtje. Koha është tani që brezi i ri të kuptojë se aleatët tanë të vërtetë nuk janë ata që na japin leksione nëpër ambasada, por ata që në momente kritike na shpëtuan nga shkatërrimi total.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *