9 Aug 2025, Sat

Rrjeti i Mafies Soros – Armiku i vërtetë i Opozitës dhe i çdo lëvizjeje qytetare në Shqipëri …

Nga Andrea Bregu – Ekskluzivisht për PatriotikMedia.al

Në një vend si Shqipëria, ku qytetarët ende përpiqen të ngrihen për të drejtat dhe dinjitetin e tyre, armiku më i rrezikshëm nuk është gjithmonë qeveria – por ato struktura të errëta që simulojnë opozitarizëm, por në fakt shërbejnë si garanci e stabilitetit të regjimit. E kemi fjalën për Rrjetin e Mafies Soros dhe të gjitha derivatet e tij pseudo-shoqërore që veprojnë nën petkun e organizatave joqeveritare (NGO).

Që nga 2013, Soros ka qenë frenuesi kryesor i revoltave të vërteta!

Nëse sot Rama është ende në pushtet, kjo nuk është vetëm meritë e policisë apo propagandës mediatike, por edhe e ngrirjes sistematike të çdo proteste me potencial rrezimi nga organizatat e kontrolluara nga Soros.

Le t’i kujtojmë faktet:

Protesta kundër Armëve Kimike (2013) ishte një nga të vetmet protesta ku organizatorët nuk ishin të infiltruar nga rrjeti Soros. Presioni i pastër qytetar e detyroi Ramën të tërhiqej.

Rezistenca qytetare kundër vaksinimit të detyruar gjatë PLANdemisë, me përfshirjen time dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Jetës, ishte një tjetër rast kur fryma qytetare shpërtheu pa ndërmjetësin e Soros.

Në të kundërt:

Protestat e studentëve në 2018, që kishin potencial të përmbysnin qeverinë, u sabatuan nga “Organizata Politike” – sot e njohur si “Lëvizja Bashkë” – që ishte dhe mbetet instrument i verbër i Sorosit.

Protestat kundër rritjes së çmimeve? Fillimisht kishin potencial, por u neutralizuan menjëherë nga Tiku i Sorosit dhe “Qëndresa” e tij, që luan rolin e “opozitës qytetare”, por në fakt është thjesht një valvul shkarkimi e sistemit.

Mafia e Rrjetit Soros – kanceri që po shpopullon Shqipërinë

Ajo që shumë nuk kuptojnë është se Soros nuk është thjesht një financues i disa organizatave; ai është arkitekti i një axhende të qartë për shkatërrimin e sovranitetit dhe zbrazjen e Shqipërisë nga shqiptarët. Kjo është axhenda e shpopullimit, ku protestat jo vetëm që nuk duhet të kenë sukses, por duhet të kontrollohen dhe të dështojnë në mënyrë të programuar.

Në vend që të luftojnë sistemin, këto NGO të financuara nga fondacionet Soros simulojnë lëvizje, por në fakt:

Sabotojnë çdo revoltë të vërtetë

Devijojnë energjinë e qytetarëve

Rruajnë fondet dhe pushtetin për vete

Hedhin baltë mbi patriotët dhe opozitarët e sinqertë

Kujdes nga propaganda Sorosiane!

Mos u mashtroni nga figurat me kostum e fjalime të bukura që flasin për “kauza sociale”, “aktivizëm rinor”, “barazi gjinore” apo “pjesëmarrje qytetare”. Shumë nga këta janë produkt i të njëjtit laborator që prodhoi Lëvizjen MJAFT! – një organizatë që 22 vjet më parë shërbeu si inkubator për politikanët më të rrezikshëm që Shqipëria ka njohur pas 2005-ës.

Mesazhi është i qartë:

Rrjeti i Sorosit është armik i Shqipërisë, armik i patriotizmit, i lirisë së shprehjes dhe i çdo përpjekjeje për ndryshim të vërtetë.

Sot, më shumë se kurrë, duhet ta çmontojmë këtë rrjet të infiltruar në çdo qelizë të jetës publike, dhe të krijojmë lëvizje që janë me të vërtetë për popullin dhe nga populli.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *