9 Aug 2025, Sat

Shpopullimi: BIRN nuk është gazetari por zorra e trashë e Axhendës Sorosiane, që kërkon të zbusë tronditjen e opinionit publik …

Nga Redaksia PatriotikMedia.al

Pas më shumë se një dekade mohimesh, sulmesh dhe censurash ndaj kujtdo që guxonte të fliste për Axhendën e Shpopullimit të Shqipërisë, sot vetë BIRN, një nga mjetet propagandistike më të njohura të Sorosit në Ballkan, ka dalë hapur dhe pranon realitetin: Shqipëria po braktiset nga të rinjtë dhe elita e saj e arsimuar!

Në një analizë të fundit, BIRN shkruan:

“Pamundësia për të planifikuar të ardhmen po i shtyn shumë të rinj, të arsimuar shqiptarë të largohen nga atdheu. Ekspertët thonë se, herët a vonë, qeveria do të duhet ta adresojë këtë prirje.”

Po pse sot e thonë këtë? A mos ndoshta sepse tashmë shifrat janë katastrofike dhe realiteti nuk fshihet më as me raportime të stisura, as me propagandë ambasadash?

Për 11 vjet me radhë, zëra si Avokati Altin Goxhaj dhe intelektualë të pavarur u sulmuan, u quajtën “konspirativë” dhe “alarmistë” vetëm sepse denonconin një të vërtetë të hidhur:
Shpopullimi i Shqipërisë nuk është një fenomen i rastësishëm social-ekonomik, por një projekt gjeopolitik i dirigjuar nga elitat globaliste – ku Sorosi është një nga aktorët kryesorë.

Por tani që “projekti” po ecën me sukses, propagandistët si BIRN kanë nisur të flasin për pasojat, duke i paraqitur si fenomene spontane, për të shmangur vëmendjen nga përgjegjësitë reale. Me një fjalë: fajin e ka moti, jo ata që prodhuan stuhinë.

Ku ishin këta “ekspertë” kur njerëzit që paralajmëronin këtë katastrofë nuk lejoheshin as të flisnin në studio televizive?
Ku ishte BIRN kur Shqipëria boshatisej nën duart e një elite politike të sponsorizuar nga ndërkombëtarët?

Ndërsa populli largohet masivisht, toka u shitet të huajve, pasuritë publike privatizohen dhe fëmijët shqiptarë zëvendësohen me “krah pune” të importuar. Dhe Sorosi, me gjithë rrjetin e tij mediatik, juridik dhe civil, vazhdon të manipulojë opinionin publik me gjoja “raporte neutrale”.

BIRN nuk është gazetari por zorra e trashë e Axhendës Sorosiane, që kërkon të zbusë tronditjen e opinionit publik duke “pranuar” me vonesë një të vërtetë që e ka përgënjeshtruar për vite.

Koha për të folur është tani! Shqiptarët nuk duhet të bien në kurthin e një tjetër manipulimi. Shpopullimi është real, është i qëllimshëm, dhe është i udhëhequr nga jashtë, me qeveri të bindura dhe media të paguara.

S’ka komb pa rini, dhe s’ka atdhe pa njerëz! Shqiptarët duhet të zgjohen, sepse nëse nuk mbrojnë vendin e tyre – askush tjetër s’do ta bëjë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *