19 Jun 2025, Thu

Video/ Donald Trump shpërthen me postimin bombastik – Joe Biden një klon pa shpirt?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka tronditur opinionin publik amerikan dhe ndërkombëtar pas një postimi të fundit në rrjetin e tij Truth Social, ku shpërndau një deklaratë shokuese: Joe Biden u ekzekutua në vitin 2020 dhe është zëvendësuar nga klone dhe robotë pa shpirt!

Postimi, i bërë nga një përdorues me emrin llijh, thotë:

“Joe Biden nuk ekziston, ai u ekzekutua në vitin 2020. Ajo që shikoni janë klone dhe robotë pa shpirt. Demokratët nuk e kuptojnë më ndryshimin.”

Kjo deklaratë u bë si përgjigje ndaj një satire të Babylon Bee, e cila ironizonte se “Familja Biden është e shqetësuar se po i mbaron koha për të përfituar nga shëndeti i Joe Biden-it”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur të heshtë, duke mos komentuar për përmbajtjen tronditëse që Trump vendosi të shpërndajë. Por për shumë amerikanë të zgjuar dhe të informuar, heshtja është përgjigja më zbuluese.

Në fakt, ky dyshim nuk është i ri. Që nga viti 2020, mijëra amerikanë kanë vënë re ndryshime të çuditshme në fytyrën, zërin dhe sjelljen e atij që pretendohet të jetë “Joe Biden”. Teoricienët e së vërtetës kanë analizuar imazhe, forma të syve dhe lëvizje të fytyrës që nuk përputhen me Biden-in e dikurshëm.

Ndiqni videon:

Steve Bannon, strategu politik i njohur dhe armik i betuar i globalistëve, ka qenë një nga të parët që ka ngritur publikisht alarmin për këtë farsë të mundshme.

Shtrohet pyetja: kush e drejtonte vërtet Amerikën? A ishte Joe Biden një produkt i errësirës teknologjike dhe laboratorëve të elitës globale?

PatriotikMedia.al do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë skandal që mund të zbulojë mashtrimin më të madh të shekullit!

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *