Tradhëtia e Sali Berishës dhe njerëzve të tij – Shqipëria midis Sorosit dhe Ramës …

Nga – Redi Minga

Zgjedhjet e 11 Majit 2025 ishin më shumë se një proces politik; ato ishin një akt i organizuar i tradhtisë kombëtare, një skenar i mirë orkestruar ku populli shqiptar u kthye në spektator të fatit të vet, pa zë dhe pa zgjedhje të vërtetë.

Në qendër të këtij realiteti të errët qëndron një kastë politike që ka mbijetuar jo nga mbështetja e popullit, por nga mbështetja e rrjeteve ndërkombëtare, pazaret politike dhe manipulimi i institucioneve. Sali Berisha dhe Edi Rama janë dy anë të së njëjtës medalje – një sistem i mbyllur, i kontrolluar dhe i lidhur me interesa që nuk kanë asgjë të përbashkët me sovranitetin e Shqipërisë.

Zgjedhjet e 11 Majit 2025 – Mandati i Katërt si Pazar Politik

Që nga rikthimi i tij në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur peng çdo mundësi të ndryshimit. Ai ka përdorur figurën e “luftëtarit të vjetër” për të bllokuar të rinjtë, ka përçarë opozitën, dhe mbi të gjitha, ka refuzuar çdo përpjekje për një platformë kombëtare. Në realitet, Berisha ka luajtur rolin e opozitarit që e ruan pushtetin ekzistues. Ai është aleati i heshtur i Edi Ramës – ndoshta jo në fjalë, por në vepra.

Zgjedhjet e 11 majit 2025 vulosën mandatin e katërt të Edi Ramës, por jo si rezultat i një përballjeje reale demokratike. Ato u shndërruan në provën më të qartë të një opozite të dorëzuar dhe të një pazari politik të heshtur, ku humbja ishte e paracaktuar.

Sali Berisha, i rikthyer formalisht në krye të opozitës, nuk zhvilloi as strategji, as betejë, as mobilizim real për pushtetin. Përkundrazi, sjellja e tij gjatë fushatës ngriti dyshime të forta se mandati i katërt i Ramës ishte i “dhuruar”, jo i fituar.

Këto dyshime u forcuan menjëherë pas zgjedhjeve, kur brenda një kohe të shkurtër u lirua nga burgu dhëndri i Sali Berishës. Një fakt politikisht domethënës, që për shumëkënd shërbeu si provë se zgjedhjet nuk ishin garë, por marrëveshje.

Nëse drejtësia vepron sipas ligjit, ajo nuk ka nevojë për kalendar zgjedhor. Por kur lirimet ndodhin menjëherë pas humbjeve “të buta”, atëherë lind dyshimi legjitim se vota e qytetarëve është përdorur si monedhë shkëmbimi për interesa personale.

Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk prodhuan vetëm një mandat të katërt për Ramën, por zbuluan edhe krizën më të thellë të opozitës shqiptare: një opozitë që nuk lufton për pushtet, por negocion mbijetesën e vet.

Demokracia nuk humbi atë ditë vetëm nga manipulimi, por nga tradhtia politike.

Pra politika shqiptare sot është një skenë e turpit kombëtar: Berisha, Rama – janë dy figurat që nuk përfaqësojnë më as idealet, as popullin, as atdheun. Janë përfaqësues të një epoke të kalbur që mbahet gjallë vetëm nga frika, nga Sorosi dhe nga një BE që është në kolaps moral, ekonomik dhe strategjik.

Shënim: Kush është Redi Minga

Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.


Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *