Rinia e 1990: Brezi që nuk i përket më Partive, por vetes së tij …

Nga Redi Minga:

Në Shqipërinë e sotme, po shfaqet gjithnjë e më qartë një realitet i ri shoqëror dhe politik: një brez që nuk pranon më të jetë pronë e asnjë partie politike, por vetëm pronë e vetvetes, e familjes së tij dhe e së ardhmes që dëshiron të ndërtojë.

Në radhë të parë duhet thënë hapur: njeriu nuk lind as për Parti dhe as për propagandë, por lind për familje, për shtëpi, për dinjitet dhe për një jetë më të mirë. Megjithatë, për 36 vite me radhë, politika shqiptare ka tentuar ta trajtojë qytetarin si instrument votash dhe jo si individ me vullnet të lirë.

Sot, shumëkush përpiqet të sulmojë apo të përçmojë protestat dhe zërin e rinisë që nuk pranon më t’i nënshtrohet logjikës së vjetër të partive. Por e vërteta është e thjeshtë: kjo rini nuk është rritur në skllavëri politike dhe nuk e pranon më rolin e “ushtarit të partisë”.

Kjo është një rini që nuk e sheh jetën përmes filtrit të Berishës apo Ramës, por përmes pyetjes shumë më të rëndësishme: si të ndërtoj jetën time në Shqipëri, pa u detyruar të largohem nga vendi im?

Dhe kjo pyetje është më e fortë se çdo slogan politik.

Për dekada, establishmenti politik ka funksionuar duke krijuar varësi, besnikëri të verbër dhe ndarje artificiale mes njerëzve. Shumë janë përdorur si instrumente politike, si masa që aktivizohet vetëm në kohë zgjedhjesh dhe pastaj harrohet.

Por ky model po shkon drejt fundit. Sepse brezi i ri nuk pranon më të jetë pjesë e kësaj loje. Nuk pranon më të jetë “zgjatim” i interesave të askujt, por kërkon të jetë subjekt i vetë vendimeve të tij.

Pyetja që duhet bërë sot nuk është “për kë proteston?”, por:

A proteston për veten dhe për Shqipërinë, apo për interesat e një partie?

Sepse protesta që ka kuptim nuk është ajo që i shërben liderëve, por ajo që i shërben qytetarëve.

Dhe në këtë pikë lind ndarja e madhe: midis atyre që e shohin protestën si mjet për interes personal politik dhe atyre që e shohin si mjet për ndryshim real shoqëror.

Sistemi politik i tranzicionit ka prodhuar konflikte, varësi dhe zhgënjim të vazhdueshëm. Ka prodhuar institucione të dobëta, drejtësi të kontestuar dhe një ndjenjë të përhershme pasigurie për qytetarët.

Në këtë realitet, shumë të rinj ndihen të detyruar të zgjedhin mes dy rrugëve: të bëhen viktimë e sistemit ose të largohen nga vendi.

Por pikërisht këtu qëndron edhe ndryshimi i madh i sotëm: një pjesë e këtij brezi nuk pranon më asnjërën nga këto dy zgjedhje të imponuara.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi bindje partiake, por mbi mendim kritik, liri individuale dhe përgjegjësi qytetare.

Koha kur njerëzit shkonin pas partive si tifozë politikë po mbaron. Sot kërkohet një shoqëri ku qytetari nuk është mjet, por qëllim në vetvete.

Dhe ky ndryshim nuk mund të ndalet më, sepse vjen nga vetë realiteti i brezit të ri.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit new.patriotikmedia.al/. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

3 thoughts on “Rinia e 1990: Brezi që nuk i përket më Partive, por vetes së tij …

  1. I have been looking for a reliable spot to unwind after work and finally found my go to place. The interface is super smooth and the games run without any lag at all. Deposits go through quickly and I love how easy it is to jump into a session whenever I have a free moment. Highly recommend checking out phspintimeplaytime

  2. Looking back at my old reviews, I can honestly say this platform keeps improving every single month. The support team actually replies within minutes and the payout process feels completely transparent. Give winehq a try and see for yourself.

  3. I used to struggle finding a trustworthy platform that actually respects player limits but this place changed my whole routine. The game selection is massive and every tournament runs without glitches. I just cashed out my third win this month and the support team handled everything so politely. cogane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top