Nga Redi Minga:
Shqipëria po kalon momente shumë të vështira nga të gjitha anët. Vendi po kthehet në një gërmadhë, sikur të jemi në luftë.
Sot flitet shumë se Rama është dobësuar, se po humbet terren në arenën ndërkombëtare dhe se nuk ka më as policinë dhe as fuqinë për të nënshtruar një popull.
Por realiteti mund të jetë krejt ndryshe.
Rama, ashtu si një plak që duket sikur po zvarritet për së gjalli, mund të jetë duke realizuar pikërisht planin e tij.
Në maj, kur shqiptarët panë me sytë e tyre se si një njeri u mor zvarrë në Zvërnec, nisi reagimi kombëtar. Ajo ishte një nga shenjat e para se shqiptarët po thyenin frikën.
Shqiptarë nga e gjithë Shqipëria dhe nga trojet shqiptare jashtë vendit u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe protestuan përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Zemërimi ishte i madh. Urrejtja ndaj asaj që po ndodhte ishte e fortë. Shqiptarët treguan edhe një herë se kur i thërret atdheu, mund të bëhen bashkë.
Por çfarë ndodhi më pas me protestën?
Nuk po merrem fare me mikrofonin, sepse për këtë kemi folur shumë herë. Disa e kanë konsideruar një histori që nuk e dëmton protestën.
Por ajo që ndodhi më pas solli diçka tjetër: përçarje mes protestuesve.
Disa “Simpsonë” bënin deklarata se duhej krijuar një grup koordinatorësh që të drejtonin protestën. Disa të tjerë zhvillonin takime në vende të ndryshme dhe publikonin vazhdimisht statuse në Facebook.
Ndërkohë, njerëzit me të drejtë pyesin:
Kanë kaluar tre muaj. Rama vazhdon planet e tij dhe Shqipëria vazhdon të përballet me probleme të mëdha. Atëherë, çfarë po ndodh?
Kudo shikojmë zjarre. Kudo shikojmë shkatërrime. Kudo shikojmë njerëz të shqetësuar.
Dhe shqiptarët vazhdojnë të protestojnë.
Por kur disa skeptikë thonë se Rama nuk po bie, menjëherë dëgjon përgjigjen:
“Prit, pse me tre muaj do të bjerë Rama!”
Disa thonë e ke duruar për 13 vite dhe tani duhet të durojnë, po sa edhe 13 muaj?
Protesta po merr një drejtim tjetër dhe këtu lind pyetja që shumë shqiptarë kanë të drejtë ta bëjnë:
A mos vallë kjo protestë, nga një ortek i fuqishëm që mund të trondiste pushtetin, po shndërrohet në një “ortek të kontrolluar”, që nuk po e cenon aspak Ramën?
Kjo nuk është një akuzë ndaj askujt. Është një pyetje politike që kërkon përgjigje.
Sepse një protestë nuk matet vetëm me numrin e njerëzve që dalin në shesh. Ajo matet edhe me organizimin, objektivat, presionin politik dhe rezultatet që arrin.
Nëse pas tre muajsh pushteti vazhdon të funksionojë njësoj, ndërsa protestuesit vazhdojnë të presin “momentin e rënies”, atëherë është e drejtë që qytetarët të pyesin nëse strategjia po funksionon.
Mos harroni: treni i Ramës nuk ka ndaluar.
Dhe ndoshta shqiptarët ende nuk kanë parë asgjë.
E di që disa “Simpsonë” do të flasin.
Por e vërteta mbetet e vërtetë: një popull që del në rrugë kërkon rezultate, jo vetëm premtime se “pas pak do të bjerë”.
Pyetjet janë aty.
Tani duhen përgjigjet.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

