Një videomesazh i fundit i Jared Kushner ka rikthyer në qendër të debatit publik dyshimet mbi prapaskenat e projektit të shumëpërfolur të Sazanit dhe Zvërnecit. Në deklarimet e tij, Kushner përmend drejtpërdrejt Nathaniel Rothschildin, djalin e Jacob Rothschild, si një nga figurat kyçe që nisi projektin për investimet strategjike në jug të Shqipërisë.
Sipas Kushnerit, pikërisht Nathaniel Rothschild ishte personi që e orientoi drejt projektit të ishullit të Sazanit. Kjo deklaratë forcon bindjen se pas skemës së investimeve në bregdetin shqiptar nuk qëndrojnë thjesht kompani turistike apo fonde arabe, por rrjete të fuqishme financiare dhe politike me ndikim global.
Jacob Rothschild ishte figura që vetë mburrej publikisht me rolin historik të familjes së tij në krijimin e shtetit të Izraelit. Sot, djali i tij Nathaniel Rothschild rezulton i lidhur me projektet më strategjike në Shqipëri, nga Butrinti deri te Sazani e Zvërneci.
Në videon e tij, Kushner tregon gjithashtu se ka vizituar Butrintin, të cilin e konsideron pjesë të interesave të Nathaniel Rothschildit. Sipas tij, pas përfshirjes në Butrint, Rothschild synon të zgjerojë investimet edhe në amfiteatrin e Durrësit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi fatin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Lidhja mes Edi Ramës dhe Nathaniel Rothschildit, sipas shumë burimeve dhe aludimeve që qarkullojnë prej vitesh, është ndërtuar përmes ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Pikërisht Blair konsiderohet si ura që afroi Ramën me qarqet financiare ndërkombëtare dhe figurat më të fuqishme të globalizmit politik.
Në të njëjtën kohë, përflitet prej kohësh se Tony Blair ishte edhe personi që solli Jeffrey Epstein në zonën e Dhërmiut gjatë kontakteve të tij me Ramën. Të gjitha këto lidhje krijojnë një mozaik interesash që shkon shumë përtej një projekti të zakonshëm turistik.
Kushner deklaron se pas diskutimeve me Ramën dhe Rothschildin për Butrintin, atij iu prezantua edhe projekti i aeroportit të Vlorës. Pikërisht aty, sipas interpretimit të shumë kritikëve të projektit, nisi edhe plani i madh për transformimin e Zvërnecit dhe Sazanit.
Pra, sipas kësaj panorame, projektet në jug të Shqipërisë rezultojnë të “bekuara” nga trekëndëshi Rama – Rothschild – Kushner, ndërsa Katari apo Arabia Saudite shfaqen vetëm si mbështetës financiarë apo fasadë investimesh për interesa shumë më të mëdha ndërkombëtare.
Në fund, vetë Kushner e pranon publikisht se projekti nuk është thjesht një investim i Katarit, siç është tentuar të paraqitet për publikun shqiptar, por një projekt ku përfshihen drejtpërdrejt Kushner dhe familja Rothschild.
Për kritikët, kjo është prova se Shqipëria po futet në një lojë gjeopolitike dhe ekonomike ku pasuritë strategjike, historia dhe territoret shqiptare po kalojnë gradualisht në duart e oligarkive globale financiare.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
