Nga Redaksia – Një alarm publik është ngritur pas raportimeve se qytetari shqiptar Baki Goxhaj është rrëmbyer prej dy ditësh nga forcat ushtarake izraelite, ndërsa ndodhej në një flotilë humanitare që po lëvizte drejt Gazës për të dërguar ndihma për civilët palestinezë.
Sipas informacionit të bërë publik, Baki Goxhaj ishte pjesë e një misioni paqësor humanitar që synonte të thyente bllokadën dhe të transportonte ndihma jetike për popullsinë civile në Gaza. Ndërhyrja ndaj flotilës thuhet se ka ndodhur në ujëra ndërkombëtare, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave themelore të njeriut.
Aktualisht, vendndodhja dhe gjendja e tij mbeten të panjohura.
Ndërkohë që në vende të ndryshme europiane janë raportuar reagime dhe kërkesa zyrtare për qytetarët e tyre të ndaluar gjatë këtij operacioni, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga institucionet shqiptare lidhur me rastin e shtetasit shqiptar.
Edhe avokati Altin Goxhaj ka bërë thirrje publike për sensibilizim dhe shpërndarje masive të posterit informues në mbështetje të Baki Goxhajt, duke kërkuar presion publik për zbardhjen e fatit të tij dhe kthimin e sigurt në Shqipëri.

Shpërndajeni këtë poster sa të mundeni në ndihmë të shqiptarit të rrëmbyer nga piratët e Izraelit në ujërat ndërkombëtare! Qeveria e shabatgoimëve shqipfolës në shërbim të Axhendës Soros të Shpopullimit nga shqiptarët dhe të ripopullimit të saj me kolonë izraelitë dhe skllevërit e tyre nga India dhe Filipinet, po hesht ndërkohë që të gjitha qeveritë e Europës po reagojnë për qytetarët e tyre të rrëmbyer dhe të keqtrajtuar!
RRËMBYER
Baki Goxhaj
I rrëmbyer para 2 ditësh nga
ushtarët izraelitë
në ujëra ndërkombëtare
Ai ishte pjesë e flotilës që po shkonte drejt Gazës për të dërguar ndihma humanitare.
Baki Goxhaj po merrte pjesë paqësisht në një mision humanitar për të thyer bllokadën dhe për të dërguar ndihma jetike për civilët në Gaza.
Ai u rrëmbye nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare,
në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave themelore të njeriut.
Vendndodhja e tij mbetet e panjohur.
Bëni një foto të këtij posteri dhe shpërndajeni.
Ju lutemi ndihmoni ta sjellim shëndosh e mirë në shtëpi.
Rrembyer ne Ujerat Nderkombetare
P.s. Sqarim: Mbiemri im Goxhaj është i njëjtë me Baki Goxhaj por ne nuk kemi lidhje fisnore, dhe angazhimi im nuk është për të mbrojtur një të afërm por një qytetar shqiptar që meriton respektin tonë për angazhimin e tij humanitar.
PatriotikMedia.al i bashkohet thirrjes për transparencë mbi fatin e qytetarit shqiptar dhe kërkesës që institucionet shqiptare të reagojnë zyrtarisht për të garantuar informacion dhe mbrojtje për shtetasin shqiptar.
