VIDEO: Heshtja e Tiranës zyrtare ndaj terrorit izraelit – Rama, Ferit Hoxha dhe opozita e Berishës braktisin shqiptarin …

Nga Redaksia – Ndërsa vende të rëndësishme perëndimore si Spanja, Belgjika, Kanadaja, Greqia, Italia dhe Hollanda kanë ndërmarrë demarshe diplomatike ndaj ambasadorëve izraelitë për shkak të trajtimit brutal dhe poshtërues që ministri ekstremist izraelit Itamar Ben-Gvir u ka bërë aktivistëve të Flotiljes “Sumud”, politika shqiptare vazhdon të heshtë në mënyrë skandaloze.

https://rumble.com/shorts/v7a5f0i

Në mesin e aktivistëve të ndaluar dhe të përballur me presionin e autoriteteve izraelite ndodhet edhe qytetari shqiptar Baki Goxhaj, i cili sipas raportimeve është trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga forcat izraelite gjatë aksionit ndaj flotiljes humanitare.

Por ndryshe nga shtetet e tjera që kanë reaguar për mbrojtjen e qytetarëve të tyre dhe të drejtave themelore të njeriut, në Tiranë mbizotëron heshtja totale. Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim publik për shqiptarin e ndaluar, ndërsa Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e drejtuar nga Ferit Hoxha, vazhdon të mos mbajë asnjë qëndrim ndaj ngjarjes.

Më poshtë mund të lexoni:

Po aq e rëndë shihet edhe heshtja e opozitës shqiptare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shpesh deklaron se mbron interesin kombëtar dhe të drejtat e shqiptarëve, deri tani nuk ka reaguar publikisht për fatin e Baki Goxhajt dhe trajtimin që ai ka marrë nga autoritetet izraelite.

Kjo mungesë reagimi nga të dy krahët e politikës shqiptare po interpretohet nga shumë qytetarë si një braktisje e plotë e interesit kombëtar dhe një nënshtrim i turpshëm ndaj politikave të huaja. Në një kohë kur shtete të tjera po mbrojnë qytetarët e tyre dhe po kërkojnë llogari diplomatike nga Izraeli, Shqipëria zyrtare dhe opozita duket se kanë zgjedhur të heshtin.

Ndërkohë, organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar ashpër veprimet ndaj aktivistëve të Flotiljes “Sumud”, duke ngritur shqetësime serioze për shkelje të të drejtave themelore dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Për shumë shqiptarë, heshtja e Edi Ramës, Ferit Hoxhës dhe opozitës së Sali Berishës përballë trajtimit të një qytetari shqiptar në një ngjarje me përmasa ndërkombëtare është një tregues i qartë i krizës morale dhe politike që ka përfshirë klasën politike shqiptare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *