19 Jun 2025, Thu

Adriatik Lapaj, opozitari që nuk guxon të sulmoj Sorosin …

Nga Redi Minga

Në një vend ku politika është kthyer në një teatër kukullash të komanduara nga jashtë, u duk se shfaqja e një “figurë të re” si Adriatik Lapaj do të sillte freski. Por shpejt u kuptua se kjo freski ishte thjesht një dezodorant për të mbuluar erën e kalbëzimit që vjen nga kontrolli ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

Tik Lapaj, me fjalime të qeta, me pozicionim të kujdesshëm, me ndjeshmëri emocionale dhe me refuzimin për t’u ndotur me emra të mëdhenj, u shfaq si “shpresa e re” e një brezi të lodhur nga tranzicioni. Por a është vërtet i pavarur?

Pse nuk e përmend e ta sulmoj Sorosin, Lapaj?

Nëse ka një fuqi reale që e ka kapur Shqipërinë nga drejtësia, te mediat, nga shkollat te shoqëria civile – është Sorosi.
Nëse ka një projekt që ka vendosur kontroll të hekurt mbi çdo pushtet, është ai i financuar nga Open Society dhe rrjeti i tij.

Por Lapaj nuk guxon ta thotë këtë.
Nuk e përmend. Nuk e denoncon. Nuk e shqetëson.

Sepse Adriatik Lapaj është opozita perfekte për sistemin: mban të qetë turmat, u jep iluzionin e moralitetit, dhe nuk prek kurrë kupolën e vërtetë që komandon edhe Ramën, edhe SPAK-un, edhe fakt-checkers-at, edhe portalet, edhe ndërkombëtarët.

Tik Lapaj, produkt i butë i një sistemi të egër

Të gjithë pyesin: “Po si mori kaq shumë vota Lapaj në Tiranë?”
Përgjigjja është e thjeshtë: sepse njerëzit janë të dëshpëruar dhe kanë nevojë për shpresë, sado e rreme të jetë ajo. Lapaj e kuptoi mirë këtë, dhe luajti me simbolikën, por jo me përmbajtjen.

E ke parë Lapajn të ngrejë zërin kundër ligjeve të Sorosit në edukim?
E ke parë Lapajn të përmendë ndonjëherë fondacionet e financuara nga jashtë që po e deformojnë shoqërinë shqiptare?
E ke parë të thotë një fjalë për rrjetin e drejtësisë që është produkt i projektit Soros?

Asnjëherë. Asnjë fjalë. Heshtje absolute.

Sistemi ka nevojë për Tik Lapaj

Në fakt, sistemi e do një figurë si Lapaj. E do një “patriot të mençur”, një “jurist të matur”, një “opozitar që nuk është ekstremist”.
Sistemi ka nevojë për një njeri që nuk ngre zërin kundër ambasadës amerikane, nuk prek fondacionet, nuk denoncon asnjë agjendë globale, por flet me kujdes për çështje të përgjithshme: moral, integritet, varfëri, drejtësi.

Në këtë mënyrë, ai bëhet valvula e shkarkimit të revoltës popullore, por jo një lider lufte për sovranitetin.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për avokatë të heshtur, por për burra të së vërtetës

Adriatik Lapaj është inteligjent, i arsimuar, por asnjëherë nuk do të jetë rrezik për sistemin, sepse nuk e ka në agjendë përplasjen me të vërtetën. Ai nuk e lufton regjimin e vërtetë – ai vetëm zhvendos vëmendjen nga ai.

Ai është një “kundërshtar” që nuk të frikëson, sepse është i parashikueshëm, i kujdesshëm dhe i sterilizuar politikisht.

Nëse një politikan nuk përmend Sorosin, nuk përmend fondacionet e huaja që kanë kapur shtetin, nuk përmend rolin e ambasadave në drejtësi dhe zgjedhje – ai nuk është opozitë, është fasadë.

Adriatik Lapaj është opozita e Sorosit, jo armiku i tij.

Në këtë vend nuk kemi më nevojë për heshtje, por për emra, akuza dhe të vërteta.

Përndryshe, populli do të bjerë sërish në grackën e rotacionit të menaxhuar nga po të njëjtat duar që mbajnë Shqipërinë të robëruar prej vitesh.

Shqipëria nuk ka nevojë për spektatorë, por për luftëtarë të së vërtetës.

Shënim: kush është Redi Minga

Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane, ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *