Nga Redaksia – Një tjetër episod i luftës mediatike dhe propagandës së kontrolluar nga interesat e pushtetit është shfaqur këtë të diel, teksa portali CNA ka publikuar dy artikuj ku tentojnë të lidhë emrin e Gent Prognit me dosjen e AKSHI-t me figura të përfolura në këtë skandal.
Në artikullin e publikuar nga CNA, pretendohet se Progni “ka qenë bashkëpunëtor” i ish-drejtuesve të AKSHI-t dhe se më pas ka nisur denoncimet pasi “nuk i dhanë më punë”. Një narrativë e njohur tashmë për publikun shqiptar: sulmo këdo që denoncon korrupsionin dhe përpiqu t’i shkatërrosh figurën publike.
Por reagimi i Gent Prognit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke akuzuar drejtpërdrejt njerëzit e lidhur me aferën e AKSHI-t dhe mediat që, sipas tij, financohen për të sulmuar denoncuesit.
Në reagimin e tij publik, Progni shkruan:
“Kur del nga SPAK i lodhur dhe shef r*q të tillë që kanë në dorë media o fund-errinë, unë as s’kam marrë punë dhe as nuk kam qenë ndonjëherë bashkëpunëtor i tyre o FUND-errinë. Po ty të paguan Theodhoriu dhe vazhdon t’i lepish taren dhe fillove të flisje kur të hoqën reklamat për AKSHI-n. O palaço Elvi Fund-errina gjobaxhiu do të më përlyej imazhin tim me shpifje? Mos ki merak se do ta qendis unë një përgjigje të bukur o hajduti i lekëve të Olldashit.”


Ky reagim ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë parë publikimin e CNA si një sulm të orkestruar ndaj një personi që prej kohësh ka bërë denoncime publike për aferat milionëshe të AKSHI-t.
Kujtojmë se Gent Progni është paraqitur në SPAK lidhur me dosjen e AKSHI-t, një nga skandalet më të përfolura të viteve të fundit, ku janë përmendur kontrata të dyshimta, kompani offshore dhe akuza për abuzime miliona euro.
Në vend që të hetohen denoncimet dhe dokumentet që kanë dalë në publik, duket se makineria mediatike e lidhur me pushtetin ka zgjedhur strategjinë klasike: sulmin personal, baltosjen dhe diskreditimin e denoncuesve.
Ndërsa opinioni publik pret zbardhjen e plotë të aferës së AKSHI-t, mbetet për t’u parë nëse SPAK do të godasë kokat e vërteta të skandalit apo do të lejojë që debati të devijohet nga propaganda mediatike dhe lufta e interesave.
