Nga Redaksia – Vetëm një ditë përpara se mediat ndërkombëtare të shpërthenin me lajme alarmuese për “frikën nga hantavirusi” në një anije turistike, negociatat për traktatin pandemik të World Health Organization pësuan kolaps.
Menjëherë pas dështimit të bisedimeve, drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi publikisht se pandemia e ardhshme ishte “çështje kohe, jo mundësie”.
Dhe pastaj ndodhi ajo që shumë kritikë po e quajnë një “koordinim mediatik i frikës” — vetëm një ditë më vonë, mediat globale shpërthyen me raportime dramatike për hantavirusin në një anije turistike, duke rikthyer atmosferën e panikut që bota përjetoi gjatë COVID-19.
Për shumë qytetarë në mbarë botën, kronologjia e ngjarjeve ngre pikëpyetje serioze. Si është e mundur që menjëherë pas dështimit të traktatit pandemik, mediat globale të nisin një tjetër fushatë alarmi biologjik? A po përdoret frika si instrument presioni për të shtyrë qeveritë drejt marrëveshjeve të reja ndërkombëtare të kontrollit shëndetësor?
Kritikët e sistemit global të pandemive po akuzojnë hapur aleancën mes elitave farmaceutike, fondacioneve miliardere dhe strukturave ndërkombëtare se po përpiqen të rikthejnë modelin e fitimeve masive të epokës COVID.
Në qendër të kritikave rikthehet sërish emri i Bill Gates, i cili prej vitesh ka financuar programe globale vaksinimi dhe iniciativa të lidhura me pandemitë përmes Bill & Melinda Gates Foundation. Kundërshtarët e këtij modeli pretendojnë se pandemia është shndërruar në një industri miliardash ku frika përdoret për të rritur kontrollin politik, ekonomik dhe shoqëror.
Ndërkohë, ekspertë të tjerë paralajmërojnë se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj propagandës së frikës dhe manipulimit emocional përmes mediave masive. Ata theksojnë se çdo krizë shëndetësore duhet trajtuar me transparencë shkencore dhe jo me panik të orkestruar.
Pas traumës globale të COVID-19, miliona njerëz tashmë e shohin me dyshim çdo alarm të ri pandemik. Dhe sa herë që paralajmërimet e institucioneve globale përkojnë me interesa politike apo financiare, mosbesimi publik vetëm sa thellohet më shumë.
