19 Jun 2025, Thu

OPINION: Nga Parisi Persik tek burgosja Islame – Çfarë duhet të mësojnë Shqiptarët nga rënia e Iranit?

Nga Redi Minga

Nëse sheh pamje të Iranit përpara vitit 1979, do mendosh se je në Paris apo Milano. Gra të lira, universitete të zhvilluara, kulturë qytetare perëndimore dhe një popull që po ndërtonte shtet modern.

Sot? Iranianët janë robëruar nga një regjim teokratik ku gratë burgosen për flokët, dhe rinia digjet për pak liri.

Kjo transformim katastrofik nuk ndodhi vetvetiu. Ishte Vëllazëria Myslimane dhe ideologët e saj që ndihmuan në ngritjen e një regjimi që, nën pretekstin e fesë, ktheu një shtet të qytetëruar në një ferr të kontrolluar nga disa individë me interesa të errëta. Khomeini, i futur si shpëtimtar, rezultoi diktator fetar. Dhe populli iranian vazhdon të paguajë.

Por pyetja që ngrihet sot për ne është kjo:

A jemi edhe ne duke ecur në të njëjtën rrugë, pa e kuptuar?

Shqipëria dhe Kosova – Objektiva të Buta për Rrugën Iraniane?

Shqipëria dhe Kosova në dekadat e fundit, përmes fondacioneve të dyshimta, xhamive që nuk kontrollohen nga shteti, dhe indoktrinimit të heshtur përmes rrjeteve sociale, po shohim një rritje të praktikantëve që promovojnë pikërisht modelin islamik që rrënoi Iranin.

Nuk bëhet fjalë për besimin islam tradicional shqiptar – ai ka qenë gjithmonë tolerant, qytetar, i lidhur me atdheun. Po flasim për një version të importuar, me mjekra dhe ide që shajnë flamurin, shqiponjën, historinë tonë, Nënën Terezë, Skënderbeun, dhe çdo simbol që na bashkon.

Ky është modeli i eksportuar nga fondacionet e lidhura me ideologjitë islamiste të Lindjes së Mesme, dhe është bërë me qëllim që të shkatërrohet identiteti kombëtar shqiptar dhe të krijohen çerdhe të destabilizimit në Ballkan, njësoj siç ndodhi në Siri, Libi, apo vetë Irani.

Iranizimi fillon me heshtjen

Irani nuk ra brenda ditës. Fillimisht u lejua predikimi ekstremist, pastaj u toleruan liderët fetarë të lidhur me Vëllazërinë Myslimane, më pas u rrëzua mbreti – dhe populli e kuptoi shumë vonë që kishte zëvendësuar lirinë me skllavëri në emër të Zotit.

A duan shqiptarët që bijat e tyre të mbulohen me detyrim, që ligjet të shkruhen nga hoxhallarë të edukuar në Teheran apo Ankara, dhe që të ndalohet kënga, fjala, historia kombëtare?

Thirrje për vetëdije

Shqipëria dhe Kosova kanë ende shansin të zgjedhin drejtimin që do marrin:
Një shtet laik, me vlera kombëtare dhe respekt për lirinë personale –
apo një model të importuar ku shteti kthehet në polici morale dhe kombësia zëvendësohet me kalifat të sajuar.

Iranianët do jepnin gjithçka sot të ktheheshin në vitet ’70. A do presim ne të kalojnë dekada për të kuptuar gabimin?

E di që do ketë ragime të ndryshme, ndoshta dhe ofendime, por faktet flasin vete.
Ndiqeni videon:

PatriotikMedia.al – Sepse Atdheu Vjen Para!

Shënim: Kush është Redi Minga

Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *