Bill Gates po futet në epokën bërthamore: Projekti i ri që mund të furnizojë Amerikën dhe inteligjencën artificiale …

Nga Redaksia – Ndërsa inteligjenca artificiale po rritet me ritme marramendëse dhe qendrat e të dhënave po konsumojnë sasi gjigante energjie, miliarderi amerikan Bill Gates po shtyn përpara një projekt që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të SHBA-së.

Themeluesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë ka investuar plot 1 miliard dollarë në një central të ri bërthamor në Kemmerer të Wyoming-ut, përmes kompanisë së tij TerraPower. Projekti synon të krijojë një gjeneratë të re reaktorësh më të vegjël, më ekonomikë dhe teorikisht më të sigurt se centralet tradicionale bërthamore.

Sipas TerraPower, centrali do të përdorë natrium në vend të ujit për të ftohur bërthamën e reaktorit, një teknologji që Bill Gates pretendon se redukton ndjeshëm rrezikun e aksidenteve. Ai deklaroi se “mekanizmat pasivë të sigurisë” e bëjnë këtë projekt shumë më të besueshëm krahasuar me teknologjitë e vjetra bërthamore.

Ndërtimi i centralit pritet të përfundojë deri në vitin 2030 dhe kostoja totale mund të arrijë deri në 4 miliardë dollarë, shumë më pak krahasuar me projektet e tjera gjigante bërthamore në SHBA. Për krahasim, dy reaktorë të ndërtuar së fundmi në shtetin e Georgia-s kushtuan afro 35 miliardë dollarë.

Por pas këtij investimi kolosal lindin pyetje të mëdha.

A po përgatitet Amerika për një epokë ku inteligjenca artificiale do të kontrollojë gjithçka dhe ku konsumi energjetik do të jetë aq i madh sa vetëm energjia bërthamore mund ta mbajë sistemin gjallë? Apo kemi të bëjmë me një tjetër projekt globalist që po shitet si “zgjidhje për klimën”, ndërsa pas tij fshihet kontrolli teknologjik dhe ekonomik?

Vetë Gates pranon se rritja e inteligjencës artificiale do të kërkojë sasi marramendëse energjie. Qendrat e të dhënave që furnizojnë AI-në po zgjerohen me ritme rekord dhe kërkojnë energji të pandërprerë 24 orë në ditë. Për këtë arsye, ai beson se energjia bërthamore është “çelësi” për të mbajtur gjallë revolucionin teknologjik.

Megjithatë, skeptikët e energjisë bërthamore vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqet e mundshme, mbetjet radioaktive dhe pasojat që mund të sjellë një teknologji e tillë në duart e korporatave gjigante.

Në intervistën e tij për NPR, Gates u përpoq të bindte publikun se ky model i ri është më i sigurt se çdo central tjetër i mëparshëm. Por historia ka treguar se çdo teknologji që prezantohet si “plotësisht e sigurt” shpesh ka sjellë pasoja të paparashikuara për njerëzimin.

Ndërkohë, projekti i TerraPower shihet nga shumë analistë si një hap strategjik drejt epokës së re të inteligjencës artificiale, ku energjia bërthamore mund të bëhet karburanti kryesor i superkompjuterëve dhe sistemeve të AI-së që po transformojnë botën.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *