Nga Redaksia:
Një seri deklaratash ndezën sot një debat të fortë në politikë dhe opinion publik, kryeministri Edi Rama ka folur hapur për Belinda Ballukun, duke përmbledhur qasjen e tij ndaj pretendimeve për arrestimin e saj dhe rolit të saj në qeveri.
Nuk ka votë pa argumente
Rama u shpreh qartë:
“Nuk do të votojmë për arrestimin e Belinda Ballukut pa argumente të forta. I kemi të gjitha argumentat dhe kërkesa rrezohet.”
Kryeministri thekson se çdo vendim për arrestim duhet të mbështetet në prova të qarta, duke paralajmëruar se mazhoranca nuk do të lejojë masa të paarsyeshme ndaj deputetëve.
Falënderime dhe respekt për Ballukun
Në një reagim të veçantë, Rama falënderon Ballukun për 6 vitet e bashkëpunimit:
“I uroj fat, cilido që të jetë. Në betejën që do të ketë, do të ketë pranë vetëm avokatët e saj.”
Ai gjithashtu kërkon ndjesë për refuzimin e tre kërkesave për dorëheqje të Ballukut, duke argumentuar se vendimi ishte i nevojshëm për të respektuar pavarësinë e drejtësisë dhe pushtetit gjyqësor.
Kritika ndaj “SMS-ve dhe korrierëve”
Rama përdori një gjuhë të ashpër për të ironizuar rrjedhjen e informacionit:
“Korrierë që hyjnë e dalin te kuzhina e stacionit të trenit si gjellë qensh.”
Ky koment ka shkaktuar reagime të forta në politikë, duke u konsideruar një paralajmërim ndaj presionit politik mbi drejtësinë.
Vlerësime për infrastrukturën
Përtej debatit ligjor, kryeministri nuk la pa përmendur meritat e Ballukut në qeverisje:
“Belinda Balluku punoi pa orar për të arritur objektivat. Ky ishte një ndryshim epokal në infrastrukturë, meritë e saj.”
Rama e sheh punën e saj si një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin dhe modernizimin e vendit, duke theksuar përkushtimin e saj dhe rezultate konkrete në projekte strategjike.
Përplasja politikë-drejësi
Deklaratat e fundit nga kryeministri tregojnë një balancë mes respektit për Ballukun dhe mbrojtjes së pushtetit ligjor. Rama thekson se pushteti buron nga vota e popullit, dhe çdo përpjekje për të shkelur këtë parim është e patolerueshme sa të jetë ai në detyrë.
