Strategjia dhe objektivi real: Donald Trump ju bashkua Izraelit për ta futur nën kthetrat e Iranit …

Nga Redi Minga:

Në një kohë kur Lindja e Mesme duket e tensionuar deri në ekstrem, Presidenti Donald Trump duket se ka zgjedhur të mbështesë hapur politikat agresive të Izraelit kundër Iranit. Por, një analizë më e thellë tregon se objektivi real i kësaj lufte nuk është Irani.

Në fakt, objektivi kryesor është Izraeli, përkatësisht Benjamin Netanyahu dhe struktura e inteligjencës izraelite, Mosad. Mediat e zakonshme kanë përqendruar vëmendjen tek Irani, por shkatërrimet më të mëdha dhe pasojat reale po i pëson Izraeli. Retorika e zakonshme është fokusuar tek USA–Iran, ndërkohë që Trump po jep sinjale strategjike që tregojnë dominim të qartë mbi vendimet në rajon.

Objektivi kryesor i Trump brenda SHBA nuk është Izraeli, por AIPAC dhe ndikimi i tij politik brenda vendit. Me këtë, Trump ka menaxhuar llogaritë kryesore politike dhe ka mbyllur luftën 12-ditore me efikasitet, duke lënë pas një mesazh të qartë: strategjia nuk është vetëm gjeopolitike, por edhe brenda strukturave të fuqisë politike amerikane.

Kjo përplasje me Iranin nuk i sjell të mira vetëm amerikanëve, por edhe europianëve. Ajo dobëson fuqinë në rritje të Kinës, e cila ka avancuar fuqimisht si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Me këtë lojë, Irani nuk ka mundësi të bashkëpunojë me Pekinin, por do të krijojë lidhje direkte me amerikanët, duke dobësuar ndikimin izraelit në Lindjen e Mesme.

Presidenti Trump nuk është viktimë e kësaj lufte, por triumfator, duke zbuluar fytyrën e vërtetë të Izraelit Sionist, që shpesh ka përdorur SHBA si instrumentin e vet ushtarak dhe politik. Strategjia e tij duket se synon të rregullojë ekuilibrin në rajon, të rikthejë SHBA-në në qendër të skenës dhe të sigurojë kontroll mbi ndikimin e brendshëm politik përmes AIPAC.

E çuditshme mbetet edhe heshtja e Kremlinit. Rusia dhe Irani kanë pasur një bashkëpunim strategjik, por deri tani nuk ka pasur asnjë veprim rus ndaj ndërhyrjes amerikane. PatriotikMedia.al ka dokumentuar që bashkëpunimi Trump–Putin ka qenë i dukshëm që nga takimi i parë në Alaska, përfshirë bisedat private në avion pa praninë e gazetarëve. Putini duket se qëndron në krah të Presidentit Trump dhe nuk dëshiron që SHBA të ndjekë rrugën e Joe Biden. Pra, deri tani, Kremlini nuk ka ndërhyrë, dhe deklaratat e mediave të majta se Rusia po furnizon Iranin me raketa janë fake news.

Nga një perspektivë historike dhe strategjike, kjo situatë mund të ketë pasoja dramatike për Izraelin. Aleanca e mundshme e Trump me iranianët dhe përqendrimi i tij kundër politikave të Izraelit mund të çojë në shkatërrimin e ëndrrës historike të “Izraelit të Madh”. Koha do të tregojë nëse një Trump “pro-Iran” do të ndryshojë rrjedhën e politikës rajonale, duke sfiduar dominimin izraelit dhe duke i dhënë një fund të hidhur strategëve izraelitë.

Shikimi i detajeve është vendimtar: retorika duket se është kundër Iranit, por objektivi i vërtetë është brenda Izraelit dhe strukturave që përpiqen të kontrollojnë SHBA. Siç thonë menaxherët më të mençur të strategjisë: “Djalli fshihet në detaje”. Çdo lëvizje, çdo sinjal dhe çdo vendim duhet parë me vëmendje për të kuptuar qëllimet reale të Presidentit Trump dhe pasojat e mundshme për rajonin.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *