Nga Redaksia
Berlin, qershor 2025 – Institucionet gjermane prej vitesh përsërisin si refren të vetmin kërcënim që duan të pranojnë: atë të “ekstremizmit të djathtë”. Por pas kësaj perdeje propagandistike, po fshihet një e vërtetë gjithnjë e më e frikshme: ekstremizmi i majtë dhe ai ideologjik i importuar, mbështetur nga qarqe politike dhe mediatike, është shndërruar në rrezikun më të madh për stabilitetin social dhe demokracinë reale në Gjermani.
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, në deklaratën e fundit u përpoq të ngrejë alarmin mbi rritjen e të djathtës ekstreme. Por ajo që u la në hije – ndoshta me qëllim – është se ekstremistët e majtë dhe islamikë jo vetëm po shtohen, por veprojnë me mbështetje të heshtur nga rrjete të organizuara, media të afërta dhe struktura të infiltruar në administratë.
Në vitin 2024, numri i ekstremistëve të majtë në Gjermani ka arritur mbi 38.000, shumë prej tyre të lidhur me grupime të dhunshme antifashiste (Antifa), të cilat nuk ngurrojnë të godasin fizikisht, të shkatërrojnë prona dhe të intimidojnë kundërshtarët politikë – dhe çuditërisht, rrallë ndëshkohen.
Ekstremizmi i mbrojtur – kur dhuna legjitimohet nga ideologjia “progresiste”
Ndërsa përkrahësit e së djathtës etikohen automatikisht si rrezik publik, aktivistët e ekstremit të majtë shpesh trajtohen si “luftëtarë për drejtësi”, duke u toleruar nga gjykatat, duke marrë subvencione publike dhe ndonjëherë edhe duke u promovuar në universitete dhe institucione kulturore.
Kjo situatë ka krijuar një diskriminim ideologjik të institucionalizuar, ku patriotizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar portretizohen si kërcënim, ndërsa globalizmi ideologjik dhe dhuna “e majtë” tolerohen në emër të një “antifashizmi imagjinar”.
Një Gjermani që po ndëshkohen konservatorët dhe po shpërblehet anarkia
Ndërkohë që thuhet se janë rreth 14.500 ekstremistë të djathtë të gatshëm për dhunë, harrohet me qëllim të përmendet fakti se grupimet e majta janë të pranishme në mënyrë të organizuar në protestat që shpërthejnë në vandalizëm, djegie makinash, dhe sulme ndaj policisë dhe qytetarëve konservatorë.
Jo më larg se këtë vit, disa qytete gjermane kanë qenë skena të dhunës së orkestruar nga qarqe të së majtës radikale, ndërsa qeveria hesht. Mediat e mëdha e relativizojnë, ndërsa qytetarët ndihen gjithnjë e më të pambrojtur në emër të një “tolerimi” që ka marrë peng ligjin dhe rendin.
Islamizmi dhe ndërhyrjet ruse e kineze – pjesë e të njëjtit mozaik pa përgjigje
Përveç këtyre, Gjermania po përballet edhe me rritjen e ndikimit të ekstremizmit islamik, që në vitin 2024 arriti në 28.000 ndjekës, prej të cilëve 10.000 të gatshëm për dhunë, ndërsa organizatat si ISIS përpiqen të rekrutojnë nëpërmjet dramave humanitare si ajo në Gaza.
Në krahun tjetër, Rusia dhe Kina ndërhyjnë në mënyra të ndryshme, përmes sulmeve kibernetike dhe spiunazhit ekonomik, por as këto nuk trajtohen me serioz, përveçse kur përdoren si argument për të legjitimuar censurën në media dhe rrjetet sociale.
Rreziku nuk vjen nga e djathta që mbron identitetin, por nga e majta që shkatërron vlerat
Gjermania nuk po përballet me një krizë “nga jashtë”, por me një krizë të brendshme ideologjike, ku e vërteta po shtypet dhe qytetarët po manipulohen. Kur një shtet lufton konservatorët dhe mbron revolucionarët ideologjikë, demokracia është vetëm një fasadë.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.