Në një status në Facebook, Avokati Altin Goxhaj denoncon hapur manipulimin masiv të zgjedhjeve të 11 majit, duke nxjerrë në dritë jo vetëm rolin aktiv të qeverisë Rama në përdorimin e pajisjeve të Sorosit për identifikim biometrik të rremë, por edhe heshtjen e turpshme të Partisë Demokratike, e cila sipas tij është bashkëautore e kësaj skeme antikushtetuese që çoi në shtimin e mbi 150 mijë votave fiktive. Avokati Altin Goxhaj e përshkruan situatën si një ‘operacion elektoral me gishta e kollodok’, ku Rama mori votat, PD mori tenderin, ndërsa populli u përdor si mbulesë e manipulimit digjital të epokës Soros.
Nga Avokati Altin Goxhaj | PatriotikMedia.al
1 muaj pas zgjedhjeve: Kollodoku i Ramës dhe Gishti i Soros!
SHKURT PËR ATA QË S’KUPTOJNË PSE HESHT PD, PSE NA CENSUROJNË MEDIAT E PS & SOROS, DHE KU NA E FUTI GISHTIN SMARTMATIC!
Po bëhet një muaj nga zgjedhjet, dhe ndërkohë që Edi Rama shëtit i qeshur si xhambaz në panair, “opozita” e PD rri e heshtur me kokën poshtë si nxënës që ka marrë porosi të mos flasë kur i bëjnë pyetje për… gishtin elektronik të Sorosit!
Sepse po, denoncimi ynë nuk është fantazi konspirative, por një realitet që vetëm të verbrit politikë nuk duan ta shohin: manipulimi i zgjedhjeve përmes pajisjeve të identifikimit biometrik – ose më saktë, pajisjet e futjes së gishtit që s’të identifikojnë dot, por të klonojnë votën!
Kur Sorosi fut gishtin, PD mban kollodokun!
Për ata që ende nuk e kuptojnë: këto pajisje SMARTMATIC janë pjesë e një skeme globale Sorosiane që jo vetëm që kanë futur votues fallco në sistem, por kanë funksionuar në bashkëpunim me kompanitë e telefonisë dhe të dhënave, për të krijuar një “numër votuesish” që s’ka lidhje me realitetin.
Në 2020, ishte vetë PD që kërkoi këtë teknologji, me dorën e saj, për të marrë një copë tenderi, ndërsa Rama me cinizmin që e karakterizon, u tha:
“Ju merrni lekët, unë marr votat!”
Dhe kështu ndodhi! Votat u prodhuan si me fotokopje!
Pse hesht PD? Sepse është bashkëfajtore!
Sot nuk ka asnjë denoncim nga PD për faktin që:
Në qendrat e votimit u paraqitën 1.25 milionë vetë sipas regjistrave… por dolën mbi 1.4 milionë vota në kuti!
Pyet komisionerët e PD-së dhe të thonë: “na i tregoi pajisja”. Po kur i pyet se si e dinë që votuan aq persona, të thonë: “Pajisja i numëroi!”
Çfarë nuk kuptojnë këta është se nuk ishin njerëzit që futën gishtin te pajisja, por pajisja ua futi gishtin të gjithëve!
Sepse kur ti llogarit 720 minuta kohë votimi dhe ndan me 400 apo 500 “votues”, del që pajisja ka skanuar një njeri çdo pak sekonda pa ndërprerje, pa pushim, pa radha. Një absurditet fizik, njerëzor dhe matematikor!
Gishti i Sorosit dhe Lubrifikanti i PD-së
Ironia është se PD nuk guxon të pranojë që vetë e hapi gropën ku ra. Sepse atëherë do duhej të jepte dorëheqje gjithë brezi i negociatorëve të Sorosit:
Oerd Bylkbashi, Gaz Bardhi, Ivi Kaso, dhe gjithë të tjerët që firmosën fshehjen e skemës së “biometrikës” që prodhoi 150 mijë vota fantazmë vetëm brenda territorit të Shqipërisë!
E mos të flasim për diasporën, sepse atje kemi një tragjikomedi të veçantë ku çdo shqiptar që regjistrohej në platformën e “identifikimit”, shkonte direkt në serverët e PS-së në kohë reale!
Numërimi – aty ku fillon dhembja!
Në ditën e votimit, kollodoku demokrat funksionoi si lubrifikant i heshtjes. Por kur filloi numërimi, atëherë ndjehet dhimbja e vërtetë.
Atëherë kuptohet që gishti ishte veç fillimi – kollodoku është tamam akti final i poshtërimit elektoral!
Ndaj mos prisni që PD të flasë! Sepse nuk ka gjuhë më për të folur. Vetëm gishta për të futur… në pajisje që i kontrollon Sorosi!
Zgjohu popull! Boll e prite shpëtimin nga ata që ta kanë futur më thellë se Rama vetë!
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.