Nga Redaksia PatriotikMedia.al
Në janar të këtij viti, demokratët morën një rreze shprese: Berisha kishte marrë në krah një strateg amerikan, ish-bashkëpunëtor të fushatës së Trumpit. Emri? La Civita – njëlloj si ndonjë pastë e shtrenjtë italiane që ta shesin si “bio” por brenda ka thjesht makarona me gënjeshtra.
U promovua si njeriu që do të shpëtonte PD-në dhe do të “rikthente lidhjet me Amerikën”. Madje u tha se ai kishte punuar për Trumpin (edhe pse askush nuk e kishte parë aty përveç vetë deklaratave të tij dhe ndonjë fotografie me këmishë ku shkruhej “Make Albania Great Again”).
Dhe çfarë ndodhi? Erdhi një ditë në Tiranë, tha dy fjali në një studio televizive – nga ato që nuk bëjnë as për kartolina urimi – dhe pastaj u zhduk. Jo si strateg i angazhuar, por si misionar që i mbaroi turni i marketingut.
45 ditë para zgjedhjeve, La Civita nuk është më as në selinë blu, as në ndonjë status në rrjetin X, e as në ndonjë tryezë diskutimi. Thjesht është zhdukur. Fjala është që tani ndodhet në Miami, duke pushuar me paratë e kontratës, që sipas burimeve brenda PD-së, ishin siguruar pjesërisht edhe nga donacione të diasporës.
Ndërkohë, në Tiranë, Berisha vazhdon të shfaqet me një ndjesi krenarie për “strategun” e tij të padukshëm. E quan “trumpist”, “konservator”, “armik i Sorosit”, por realiteti është se La Civita s’është asgjë më shumë se një garniturë imazhi për një fushatë të rrënuar, që s’ka më as vizion, as strategji, as votues.
Vetëm Fatmir Mediu është parë ta ketë “kapur” në dy raste në ndonjë kafene në SHBA dhe e ka përdorur takimin si provë se “strategu po punon fort”. Fort… për çfarë? Të ruajë ngjyrën në plazh?
Fushata “La Civita” e Berishës është një farsë e pastër komunikimi: ai nuk u mor për të fituar zgjedhjet, por për të ndërtuar idenë se Berisha nuk është më “armik i SHBA-së”. Dhe për këtë, mjafton një amerikan që di të flasë pak në televizor dhe të zhduket më pas me pagesën.
Në këtë teatër absurd, shqiptarët jo vetëm që nuk po marrin një opozitë funksionale, por po shohin si zhyten edhe lekët e diasporës në Mojito-t e një të huaji që nuk di as ku bie Tropoja.
PatriotikMedia.al – Ironia është arma e fundit kur të tjerët të shesin marketing për fushatë.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.