19 Jun 2025, Thu

VIDEO/ Shembin gjakun e shqiptarëve për të ndërtuar Resortet “Made in Rilindja”…

Nga Redaksia:

Jalë, qershor 2025 – Spektakli i zakonshëm rilindas sapo ka nisur. Ashtu si çdo verë, sapo ndizen shpresat për një sezon turistik që do t’u sillte një të ardhme më të mirë qytetarëve të bregdetit, fadromat e qeverisë së Edi Ramës zgjohen para diellit, për të shembur jo thjesht godina, por vetë shpresën shqiptare.

Kjo video, e kapur në Jalë, tregon dhunën shtetërore të institucionalizuar nën logon e një shteti që shërben jo për popullin, por për një kastë të pasuruar mbi varfërinë tonë. Hotele familjare, shtëpi të ndërtuara me vite sakrifice, para të ardhura nga emigracioni, nga djersa në ndërtim në Itali apo Greqi, po bëhen pluhur nga fadromat e Hyundai-t që vijnë me urdhër të zevendesuesve te Erion Veliajt, Belinda Ballukut, e gjithësekujt tjetër që zbatojnë direktivat e shefit suprem – Edi Ramës.

Kjo nuk është aksion ligjshmërie. Ky është aksion pastrimi për t’u liruar terrenin miqve të qeverisë: kompanive të lidhura me inceneratorët, oligarkëve të kullave dhe investitorëve që shfaqen vetëm pas orës 18:00, në zyrat pa dritare të qeverisë, për të firmosur projektet e rradhës – “Resort me 5 yje”, me emrin e ndonjë “investitori strategjik” që nuk flet as shqip.

Ndërkohë që qytetarët shembin hotelet e tyre me lot në sy, vijnë projektet e zbukurimit me palma, betone dhe vila me helipad, të ndërtuara për klientelën luksoze të Rilindjes. Bregdeti nuk është më tokë shqiptare – është pronë koncesionare e miqve të Sorosit dhe “investitorëve” që Edi Rama i ka shpallur të shenjtë, siç e bëri me George Soros-in në OKB.

Ku është drejtësia e re? Tek Altin Dumani që sheh gjithçka dhe nuk flet? Tek SPAK-u që nuk guxon të shikojë firmat që legalizojnë resortet e luksit mbi gërmadhat e shqiptarëve?

Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një mafi urbane, që pastron paratë e pista përmes turizmit, ndërsa dëbon shqiptarët nga toka e tyre.

Në Jalë, në Dhërmi, në Palasë, në Ksamil – nuk ka më vend për shqiptarët. Aty ka vend vetëm për oligarkët, partnerët e inceneratorëve dhe miqtë e ngushtë të Ramës që tashmë po ngrenë bunkerët e rinj të parasë dhe korrupsionit.

“Resort Made in Rilindja” – kështu do të quhen shumë prej këtyre investimeve që po mbijnë mbi rrënojat e familjeve shqiptare. Janë “resorte të rilindura” nga prishjet, dëbimet, padrejtësitë, heshtja e sistemit dhe arroganca e një regjimi që ka vendosur të përjashtojë shqiptarët nga Shqipëria.

Edi Rama nuk po ndërton një shtet. Ai po ndërton një feud personal, ku shqiptarët e thjeshtë nuk janë të mirëpritur, veç si punëtorë sezonalë, pastrues dhomash apo kamarierë pa kontrata, ndërsa të pasurit pinë verëra franceze në ballkonet që dikur ishin shtëpitë tona.

A do të zgjohet ky popull? Apo do të pranojmë të jemi turistë në vendin tonë?

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *