Ambasada Amerikane në Tiranë: Trump riktheu sovranitetin amerikan, aleatët respektojnë SHBA-në, kundërshtarët i frikësohen …

Nga Redaksia:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një postim të fortë politik në rrjetin social Facebook, ku vlerëson rolin dhe udhëheqjen e Presidentit Donald Trump në rikthimin e sovranitetit amerikan dhe forcimin e pozicionit global të SHBA-së.

Në postim citohet Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, i cili thekson se brenda vetëm një viti, Presidenti Trump ka arritur të rivendosë autoritetin dhe respektin ndërkombëtar të Amerikës, duke ndjekur parimin e “paqes përmes forcës”.

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura”, – thuhet në deklaratën e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Ky mesazh vjen në një moment të rëndësishëm gjeopolitik, ku SHBA-ja po përballet me sfida të mëdha globale, nga konfliktet ndërkombëtare te riorganizimi i balancave të fuqisë. Sipas deklaratës, administrata Trump ka vendosur interesin kombëtar amerikan mbi çdo axhendë globaliste, duke rikthyer parimin e sovranitetit dhe respektit reciprok mes shteteve.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë shihet gjithashtu si një sinjal politik i qartë për aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shqipërinë, mbi drejtimin që Uashingtoni po ndjek në politikën e jashtme: forcë, vendosmëri dhe interesa kombëtare mbi kompromiset e imponuara.

Mesazhi përmbyllet me moton tashmë të njohur të Trump: “Premtime të bëra, premtime të mbajtura”, një slogan që administrata e tij e konsideron themelin e legjitimitetit politik dhe besimit publik.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *