Alarm në Kongresin Amerikan: Ekonomia e krimit në Shqipëri rrezikon sigurinë dhe NATO-n …

Nga Redaksia:

Një sinjal i fortë alarmi ka ardhur nga Uashingtoni për Shqipërinë. Kongresi amerikan ka shprehur shqetësime serioze për ekonominë e paligjshme, krimin e organizuar dhe pasojat që këto zhvillime kanë për sigurinë rajonale dhe vetë NATO-n, sipas dokumenteve të depozituara pas një seance zyrtare për Ballkanin.

Shqetësimi del qartë nga pyetjet me shkrim të kongresmenëve amerikanë, drejtuar ekspertit të politikës së jashtme Edward Joseph, pas dëgjimit të zhvilluar në dhjetor nga Komiteti për Punët e Jashtme të Kongresit.

Fakti që pyetjet janë depozituar me shkrim dhe jo thjesht të artikuluara live në seancë, tregon se Kongresi e ka marrë jashtëzakonisht seriozisht situatën në Shqipëri, pasi këto dokumente arkivohen dhe përdoren nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe diplomatët amerikanë për veprim konkret politik.

Si duhet ta vlerësojnë SHBA rrezikun nga ekonomia e paligjshme e Shqipërisë?

Kjo është pyetja direkte e kongresmenëve amerikanë, e cila flet vetë për nivelin e alarmit në Uashington.

Në përgjigjen e tij, Edward Joseph shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se ekonomia kriminale në Shqipëri nuk është më vetëm problem i brendshëm, por një kërcënim për sigurinë rajonale dhe për krahun juglindor të NATO-s.

Sipas Joseph:

Raportimet e Departamentit të Shtetit tashmë reflektojnë njohurinë mbi rreziqet për sigurinë që krijon roli i Shqipërisë si qendër kriminale. Flukset financiare të paligjshme nënçmojnë stabilitetin rajonal, lehtësojnë ndikimin e keq dhe komprometojnë krahun juglindor të NATO-s.

Ky është një vlerësim tejet i rëndë, që vendos Shqipërinë jo si viktimë, por si problem sigurie në sytë e aleatëve strategjikë.

Kongresi kërkon veprim: sanksione, SPAK dhe goditje politike

Nga pyetjet e kongresmenëve del qartë se SHBA po shqyrton:

  • mbështetje të drejtpërdrejtë për SPAK-un
  • vendosje sanksionesh ndaj aktorëve të përfshirë në korrupsion dhe krim
  • kontrolle më të forta ndaj investimeve dhe flukseve financiare
  • bashkëpunim rajonal për goditjen e ekonomisë kriminale

Pra, nuk bëhet fjalë për analiza akademike, por për instrumente konkrete presioni politik.

Kriza e qeverisjes po afrohet në pikë kritike

Vëzhgimi i Edward Joseph është edhe më alarmues:

Me shumë zyrtarë të lartë nën akuzë ose ndalim, kriza e qeverisjes në Shqipëri po afrohet në një pikë kritike. Progresi drejt BE-së duhet të shoqërohet me reforma reale të sundimit të ligjit. Ndërkohë, presioni i koordinuar SHBA–BE do të jetë vendimtar.

Ky është një paralajmërim i hapur: Shqipëria po hyn në radar si problem politik dhe institucional, jo më thjesht si vend “në tranzicion.

Nga propaganda te realiteti ndërkombëtar

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama shfaqet në publik me narrativa suksesi, ftesa ndërkombëtare dhe “nderime”, dokumentet e Kongresit amerikan tregojnë një realitet krejt tjetër:

Shqipëria shihet si nyje e ekonomisë kriminale
Shteti shihet si i brishtë dhe i kapur
Aleatët po përgatisin masa presioni

Nëse Kongresi amerikan flet për:

  • rrezik sigurie
  • ekonomi droge
  • komprometim të NATO-s

atëherë pyetja është e pashmangshme:

Kush po e çon Shqipërinë drejt këtij imazhi ndërkombëtar?
Dhe kush do të mbajë përgjegjësi politike dhe penale?

Sepse ky nuk është më debat i brendshëm. Është alarm ndërkombëtar.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *