Nga Redi Minga:
Çështja e Belinda Ballukut, e dërguar nga vetë Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese, nuk është thjesht një proces juridik – është një manovër strategjike për të shpëtuar Ballukun dhe për të sfiduar institucionet që mund të kërcënojnë interesat e tij. Rama duket se po provon fuqinë e tij përballë SPAK-ut, duke e përdorur Gjykatën Kushtetuese si mburojë ndaj hetimeve që kjo strukturë e posaçme mund të zhvillojë.
Gjykata Kushtetuese na doli me një reagim zyrtar, duke mohuar çdo informacion të publikuar në media dhe duke theksuar se çështja është ende në zhvillim, pa vendim përfundimtar. Por, historia e kapjes së drejtësisë në Shqipëri tregon shumë. Që nga ngritja e saj, Gjykata Kushtetuese është mbushur me njerëz të lidhur me rrjetet e George Sorosit, të cilët kanë garantuar që çdo vendim strategjik të shkojë në favor të elitave politike të mbrojtura nga këto rrjete.
Seanca plenare më 22 janar 2026 do të shqyrtojë kërkesën e Ramës për ndërprerjen e përkohshme të zbatimit të disa vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që lidhen me masën e pezullimit ndaj Belinda Ballukut. Kryeministri është kërkues, ndërsa si palë të përfshira janë Presidenti, Kuvendi, SPAK dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Roli i Sorosit dhe sfida ndaj SPAK: Njerëzit e Sorosit në Gjykatën Kushtetuese nuk janë thjesht mbështetës të Ramës – ata janë garancia që vendimet e mëdha të kapen nga influenca e huaj. Në këtë kontekst, vendimi i 22 janarit nuk do të jetë një surprizë: ai do të mbrojë Ballukun dhe interesat e Ramës, duke sfiduar hapur SPAK-un, strukturën që mund të provonte të vendoste drejtësi dhe llogaridhënie.
Rama nuk është budalla; ai e di mirë se po sfidon SPAK-un duke përdorur një Gjykatë Kushtetuese të kapur nga rrjetet Sorosiane. Pavarësisht deklaratave publike, vendimi është i paracaktuar: drejtësia në Shqipëri nuk është për qytetarët, por për elitën e mbrojtur dhe lidhjet e saj ndërkombëtare.
Pra me Sorosin brenda Gjykatës Kushtetuese dhe Ramën që sfidon SPAK-un, qytetarët shqiptarë nuk duhet të presin drejtësi. Mbrojtja e Belinda Ballukut dhe e Ramës është shembulli më i qartë i kapjes së institucioneve kushtetuese nga rrjetet e huaja dhe oligarkia politike.
