ANALIZA: Rama i pagjumë në Surrel: As Bibi, as Tel Avivi nuk i’a shpëtojnë dot hallin në Washington!

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Avokati Altin Goxhaj është një nga mendjet më të mprehta dhe më të guximshme që ka sot hapësira publike shqiptare. I drejtpërdrejtë, pa filtra, i armatosur me informacion dhe këndvështrim strategjik, ai prej vitesh shpjegon lëvizjet e padukshme të lojtarëve të mëdhenj ndërkombëtarë dhe ndikimin e tyre në politikën shqiptare.
Në analizën e mëposhtme, Goxhaj e zbërthen gjendjen reale të Ramës, panikun në Surrel, dështimin me Washingtonin dhe iluzionet që nuk po i funksionojnë më.

Kjo analizë është e bazuar tërësisht në thëniet e Avokatit Altin Goxhaj.

Shkrimi i plotë i Avokatit Goxhaj

Rama po kupton se as Bibi nuk ja zgjidh dot hallin në Washington! E vetmja shpresë e tij është kjo opozitë e cofme!

E vetmja mundësi që të thejë qafën i Gjati, është nëse ndodh ndonjë aksident historik dhe në Washington do të rezultonte se do kishte cënuar interesat e SHBA në rajon ose më gjerë (hetimi amerikan i drogës në Amerikën Latine është një ndër frikërat).

Por edhe kjo mbetet në kalendat greke në Washington, për aq sa në Shqipëri nuk ka ende një alternativë qeverisëse zëvendësuese!

PD-në dhe Berishën, as që e llogarisin amerikanët, sepse ja pinë lëngun në 11 Maj kur e kuptuan se sa fake ishte PD me Lacivitas (dhe arritën deri aty sa i vunë asistent Alfred Lelon-Lolon e Soros).

Sdms pas kësaj të Hëne, kur PD dha para ndërkombëtarëve një shfaqje estrade me numra fshati para Kryeministrisë, siç e deshi Rama! Protesta e PD ishte porositur për të dërguar foto në Washington për t’u kujtuar se me kë kanë të bëjnë!

Rama është i pagjumë në Surrel sepse po kupton se lënia e fatit të tij amerikan në duart e Izraelit ishte përllogaritje e gabuar, sepse Trump nuk është sionisti që e kishte rrejtur mendja Ramën! Përkundrazi, ai i urren ata, por s’ka çu bën për momentin. Ndërkohë që Erdogan nuk po e gëlltit zëvendësimin e tij nga Rama me Bibi Netanjahun, dhe Turqinë me Izraelin.

Rama po e kupton që nuk ka Tel Aviv që t’ja zgjidhë hallin, tashmë që prej një viti ka dështuar totalisht me Washingtonin. Si bëri derman as Sazani. E vetmja garanci e tij është kjo PD e listave dhe dyqanit të mbyllur, që t’i kujtojë Washingtonit se nuk ka alternativë tjetër qeverisëse përveç tij!

P.S. Kjo retorika mediatike me Belën është kot, sepse Rama ka në dorë veç të broçkullisë por jo t’i zgjidhë Belës hallin. Ajo ka kryer punë në SPAK, çfarëdo të bëjë Rama, sepse SPAK, si qeni që mbeti pa zot gjatë tranzicionit në administratën amerikane nga Soros te Trump, tashmë ka gjetur përsëri kolibe dhe gavetë në administratën e re!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *