Kurbanët e Ramës që nga ministrat e deri tek dy zv.kryeministrat …

Nga Redaksia:

Prej më shumë se një dekade në pushtet, Edi Rama ka ndërtuar një model qeverisjeje që mbijeton vetëm duke flijuar njerëzit e tij më të afërt sa herë që skandalet shpërthejnë aq fort sa nuk mbulohen dot. Ky është modeli i “kurbaneve politike”: sa herë regjimi tronditet, Rama hedh në zjarr njërin prej vartësve, për të shpëtuar veten.

Dhe në gjithë këtë strategji të heshtur, ka një rregull të hekurt:

Edi Rama asnjëherë nuk pranon fajet sepse nuk firmos vetë. Ai përdor kurbanët me idenë që nesër, kur të hetohet, të dalë i palagur.
Por Rama harron një të vërtetë që sot e dinë të gjithë shqiptarët:
Nën mustaqet e tij nuk kalon asnjë tender, asnjë kontratë, asnjë skemë qeveritare pa miratimin e tij.
Kështu ka ndodhur me të gjithë “kurbanët e Rilindjes Sorosiane”.

Nga koha e kanabisit te flijimi i Tahirit

Në mandatin e parë, kur Shqipëria u kthye në “holandën ballkanike të kanabisit”, Rama u detyrua të sakrifikonte njeriun që konsiderohej dora e tij e djathtë: Saimir Tahirin. Trafiku i drogës shpërthente, policia implikohej, ndërsa Europa kërkonte përgjegjësi. Dhe Rama u fsheh pas flijimit, ashtu si gjithmonë.

Aferat e rradhës: Koka, Beqaj, Veliaj…

Më pas erdhi skandali më i madh financiar i këtyre 34 viteve: afera e inceneratorëve, një skemë që u zhvillua mu në zemër të qeverisë së tij.
Rama hodhi në zjarr Lefter Kokën, pastaj Ilir Beqjan, dhe flakët nisën të përpijnë edhe Erion Veliajn, njeriun që mbante në këmbë propagandën e Rilindjes.

Të gjithë “kurbane”, ndërsa përgjegjësi kryesor… vazhdonte të qeshte nga maja e pushtetit.

Kurbani i madh: Arben Ahmetaj – zv.kryeministri në arrati

Pastaj flaka preku majën e kupolës.
Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministër, bashkëpunëtori më i afërt i Ramës, u shpall papritur arkitekti i korrupsionit. Sot është në arrati, duke kërkuar azil politik.

Por skema e inceneratorëve ishte projekt qeveritar i vetë Ramës.
Ahmetaj u hodh thjesht si “kokë turku”, ndërsa piramida e korrupsionit vazhdonte të qëndronte mbi po atë kryeministër që tani hiqej “i pafajshëm”.

Tuneli i Llogarasë – Belinda Balluku dhe vija e fundit

Dhe skandalet nuk ndalojnë.
Afera e Tunelit të Llogarasë, me abuzime dhe fryrje marramendëse fondesh, vuri në qendër zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Por ndryshe nga të tjerët, Balluku nuk është një figurë që mund të hidhet aq lehtë.
Ajo është mbesa e Beqir Ballukut, dhe flijimi i saj do të prodhonte një tërmet politik që Rama vështirë ta përballojë.

Rama sot ndodhet në pikën ku “sharra i është ngulur në gozhdë”:
Nëse e flijon, shemb kupolën. Nëse e mbron, shemb veten.

Sa kurbanë të tjerë i kanë mbetur Ramës?

Ministra të flijuar.
Kryetarë bashkie të braktisur.
Drejtues të lartë të djegur.
Dy zëvendëskryeministra të zhdukur ose nën hetim.

Ky nuk është më një rastësi.
Ky është kolapsi i një regjimi që mbijeton duke vrarë ushtarët e vet për të shpëtuar komandantin.

Prandaj pyetja e sotme nuk është:

Kush është kurbani i radhës?

Por:

A ka më kë të flijojë Rama… apo ka ardhur koha të flijohet vetë?

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *