Avokati Altin Goxhaj: Reforma Soros në Drejtësi, Identiteti Dixhital dhe Plani për Shpopullimin e Shqipërisë …

Nga Redaksia:

Avokati Altin Goxhaj, një nga zërat më të fortë kundër axhendave globale që kanë goditur Shqipërinë në 30 vitet e fundit, ka publikuar një tjetër paralajmërim të rëndësishëm lidhur me atë që ai e cilëson si “fazën finale të projektit Soros për vendin tonë”. Sipas avokatit Goxhaj, gjithçka që ka ndodhur në gjyqësor, tek të dhënat personale, tek reforma dixhitale dhe bashkëpunimet e qeverisë me grupe të huaja, nuk janë rastësi, por pjesë e një plani shumëvjeçar.

Reforma në Drejtësi – Kriza e krijuar qëllimisht

Avokati Altin Goxhaj thekson se Reforma Soros në Drejtësi shkatërroi qëllimisht gjyqësorin, duke krijuar mbi 250 mijë dosje të prapambetura për t’i imponuar shqiptarëve idenë se shpëtimi vjen nga projektet eksperimentale të Davosit, siç është “gjyqtari me inteligjencë artificiale”. Ai akuzon Komisionin Europian për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Edi Ramës, që sipas tij vjen nga qarqe antishqiptare dhe antieuropiane.

Identiteti Dixhital – Faza e radhës

Sipas avokatit Goxhaj, imponimi i Identitetit Dixhital është hapi i dytë i këtij projekti. Për ta realizuar atë, qeveria ka angazhuar:

Tony Blair, arkitekt i shumë ndërhyrjeve globale, një kompani izraelite të lidhur me MOSAD, nën pretekstin e “sigurisë kibernetike”.

Ai rikujton se “sulmi iranian” i vitit 2022 ishte, sipas tij, një operacion “false flag” i kryer nga vetë qeveria për të justifikuar kontrollin mbi të dhënat e qytetarëve.

Plani final: Shpopullimi dhe ripopullimi i Shqipërisë

Avokati Goxhaj pretendon se Shqipëria është kthyer në laboratorin e Axhendës Soros, ku synimi është:

Shpopullimi i vendit nga shqiptarët, përmes varfërisë, migrimit dhe pasigurisë

Ripopullimi me kolonë izraelitë të zhvendosur nga Lindja e Mesme, dhe sjellja e emigrantëve nga India, Filipinet, Amerika Latine dhe Ukraina, të përdorur si krah pune dhe si strukturë demografike për të krijuar atë që ai e quan “Izraeli i Ri i Shoqërisë së Hapur në Ballkan”.

Avokati Goxhaj e mbyll paralajmërimin e tij me një thirrje të fortë:
“Popujt që flenë, vdesin.”

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *