EKSKLUZIVE – Arben Ahmetaj reagon ashpër: Lajmi për kërkesë të re ekstradimi është i rremë! Regjimi kërkon të fshehë Mega-Skandalet …

Nga Redaksia:

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar menjëherë pas raportimeve se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë të re për ekstradimin e tij në Zvicër. Në një deklaratë të fortë, Ahmetaj i cilëson këto njoftime si lajme të rreme dhe pjesë të një fushate të inskenuar nga qeveria për të manipuluar opinionin publik.

Reagimi i plotë i Ahmetajt:

Sipas tij, kërkesa për ekstradim nuk është e re, dhe as nuk mund të ketë të tilla:

“Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, në 18 gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton qartë: bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte, do të ishte vetëm pjesë e tymnajës së radhës.”

Më poshtë mund të lexoni:

Ahmetaj thekson se e gjithë çështja e ashtuquajtur “pseudo-transfertë”, që sipas akuzave lidhet me lëvizje fondesh, është një alibi e fabrikuar:

“Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ekziston asnjë transfertë mes meje dhe kujtdo tjetër, e aq më pak me biznesmenë. Le të mbetet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.”

Pse kjo zhurmë? Ahmetaj: Për të mbuluar skandalet e regjimit

Në reagimin e tij, ish-zv.kryeministri akuzon qeverinë se po prodhon zhurmë të artificiale për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të tjera shumë më të rënda:

“Zhurma bëhet me qëllim, nga regjimi. E thjeshtë fare: të hiqet vëmendja nga mega-skandalet e fundit, nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelët e drogës.”

Deklarata e Ahmetajt vjen në një moment kur qeveria dhe drejtësia ndodhen nën presion të fortë publik për aferat e shumta korruptive që kanë shpërthyer muajt e fundit.

PatriotikMedia.al do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet mbi këtë çështje.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *