Protesta e Berishës në orën 18:00 një “flluskë sapuni” – Një manovër për të mbajtur të lidhur Militantët e PD-së …

Dhe kur gjithçka mbetet te fjalimet e një njeriu të vetëm, atëherë protesta kthehet në ritual politik, jo në mjet ndryshimi.

Nga Redaksia:

Ndërsa Sali Berisha ka thirrur një protestë për sot në orën 18:00, brenda radhëve të demokratëve është shtuar pakënaqësia dhe skepticizmi mbi motivet e vërteta të kësaj lëvizjeje politike.

Sipas burimeve dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale, protesta e sotme po shihet si një “flluskë sapuni”, një manovër për të mbajtur të lidhur bazën e PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim të vërtetë mbi situatën e rëndë të opozitës.

Pse Sali Berisha nuk e dha dorëheqjen?

Një nga pyetjet kryesore që ngrihet është:
Pse Sali Berisha nuk dha dorëheqje publike nga posti i kryetarit të PD-së, duke i hapur rrugen te rinjeve ashtu siç kërkon edhe statuti i partisë pas humbjeve elektorale?

Dorëheqja e tij do të ishte konsideruar:

  • Një akt burrëror politik
  • Një shembull për brezat e rinj
  • Një hap drejt ringritjes reale të opozitës

Por ndodhi e kundërta.

Partia Demokratike u kthye në “fermë private”

Kritikët brenda dhe jashtë partisë thonë se PD është kthyer në fermën private të Berishës, ku çdo vendim, çdo lëvizje dhe çdo protestë përdoret për të mbajtur të gjallë pozicionin e tij personal, jo për interesin e opozitës apo të votuesve të zhgënjyer.

A është protesta e sotme zgjidhje apo mashtrim i radhës?

Për shumë demokratë mendojnë se protesta nuk ka një plan, një drejtim apo një vizion të qartë – por shërben vetëm për të krijuar idenë e lëvizjes, ndërkohë që PD mbetet e paralizuar.

Prandaj protesta e sotme nuk është asgjë më shumë veçse rinovimi i së njëjtës kasetë të vjetër që Sali Berisha dhe rrethi i tij kanë luajtur prej gati 13 vitesh.
Të njëjtat fjalime, të njëjtat denoncime, të njëjtat premtime bosh që nuk sjellin as ndryshim, as zgjidhje, vetëm zhgënjim të ri për demokratët.

Ndërsa vendi ka nevojë për ide të reja, vizion dhe lidership të përgjegjshëm, Berisha vazhdon të shfaqet me të njëjtën retorikë të konsumuar, duke mbajtur PD-në të bllokuar në një rreth vicioz që nuk ndihmon askënd—veçse atij vetë.

Sali Berisha e ka kthyer PD-në në fermen e tij private, ku gjithçka sillet rreth pushtetit personal dhe jo interesit të demokratëve.

Demokratët meritojnë transparencë, jo mashtrime.
Meritojnë drejtim të ri, jo riciklim të së shkuarës.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *