Tërmet në Washington: Kash Patel shpërbën njësinë “CR-15” – Senatorët Opozitës spiunoheshin fshehurazi nga FBI-ja e Biden-it …

Nga Redaksia:

Një tërmet politik ka përfshirë Shtetet e Bashkuara pas zbulimit të një operacioni të paligjshëm të përgjuar nën administratën Biden, ku senatorë republikanë u spiunuan fshehurazi nga vetë FBI-ja, në një skemë që tashmë po krahasohet me skandalin famëkeq të Watergate.

Drejtori i ri i FBI-së, Kash Patel, shpalli këtë të martë masa drastike pas një hetimi të brendshëm që zbuloi se zyrtarë të lartë të agjencisë kishin përdorur strukturat e zbulimit për të monitoruar komunikimet private të ligjvënësve opozitarë, gjatë viteve të sundimit Biden.

Në reagimin e tij të ashpër, Patel deklaroi se ka pushuar menjëherë disa zyrtarë të implikuar dhe ka shpërbërë njësinë e njohur si “CR-15”, e cila njihej si njësi kundër korrupsionit publik në Washington, por që në realitet ishte kthyer në armë politike të establishmentit demokrat.

“Transparenca është detyrim dhe llogaridhënia është themeli i çdo institucioni. Po pastrojmë një tempull të kalbur që për 30 vjet ka shërbyer politikës dhe jo drejtësisë. Ata që përdorën ligjin për të ndëshkuar kundërshtarët, do të largohen një e nga një”, – deklaroi Patel për Fox News.

Operacioni “Arctic Frost” – plani sekret për të ndjekur opozitën

Dokumentet e publikuara nga Fox News zbuluan ekzistencën e një operacioni sekret të koduar “Arctic Frost”, nisur më 13 prill 2022, nën mbikëqyrjen e prokurorit të njohur Jack Smith, i cili më pas udhëhoqi hetimet politike ndaj presidentit Donald Trump.

Operacioni, që formalisht lidhej me “çështje elektorale të ndjeshme”, në të vërtetë kishte për qëllim përgjimin e linjave telefonike dhe komunikimeve të nëntë senatorëve republikanë dhe një kongresmeni, duke përdorur autorizime të fshehta ndaj kompanive të mëdha të telefonisë.

Të dhënat e mbledhura përfshinin numrat e thirrjeve, kohëzgjatjen, vendndodhjet dhe kontaktet e tyre politike, një akt që shkel drejtpërdrejt Kushtetutën e SHBA dhe çdo normë të mbrojtjes së privatësisë.

Kush ishin të përgjuarit?

Lista e ligjvënësve që u vunë nën vëzhgim nga “Arctic Frost” përfshin disa nga figurat më të zëshme kundër globalizmit dhe sistemit Sorosian në SHBA:

  • Lindsey Graham (Karolina e Jugut)
  • Marsha Blackburn (Tennessee)
  • Ron Johnson (Wisconsin)
  • Josh Hawley (Missouri)
  • Cynthia Lummis (Wyoming)
  • Bill Hagerty (Tennessee)
  • Dan Sullivan (Alaska)
  • Tommy Tuberville (Alabama)
  • Kongresmenin Mike Kelly (Pensilvania).

Këta senatorë janë ndër mbështetësit më të fortë të Donald Trump-it, çka shpjegon pse ishin në shënjestër të administratës Biden dhe aparatit të saj të “drejtësisë politike”.

Trump: “Jack Smith u kap me duart në mjaltë!”

Reagimi i ish-presidentit Donald Trump ishte i menjëhershëm:

“Jack Smith u kap me duart në mjaltë. Një kriminel i vërtetë që përdor drejtësinë si armë kundër kundërshtarëve politikë.”

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, publikoi në X:

“Kështu duken premtimet e mbajtura. Kemi pushuar fajtorët, kemi shpërbërë njësinë e armatosur CR-15 dhe kemi hapur një hetim të ri për të ndalur çdo formë të abuzimit politik në FBI.”

Zëvendësdrejtori Dan Bongino shtoi:

“Populli amerikan meriton më shumë se një FBI të përdorur si shkop i pushtetit. Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themeli i ri i këtij institucioni.”

Reagimet e ashpra të senatorëve republikanë

Senatori Chuck Grassley (Iowa), një nga figurat më me ndikim në Komitetin Gjyqësor të Senatit, publikoi dokumentet në rrjetet sociale dhe deklaroi:

“Ky dokument provon se FBI e Bidenit spiunoi 8 kolegë republikanë gjatë operacionit ‘Arctic Frost’. Kjo është më keq se Watergate.”

Ndërsa senatorja Marsha Blackburn e quajti këtë një abominacion, dhe Bill Hagerty e lidh me një “gjueti shtrigash” kundër Trump dhe kundërshtarëve të globalizmit Sorosian që kanë uzurpuar qeverinë amerikane për dekada.

FBI nën pastrim – fundi i një epoke të errët

Me këto masa, Kash Patel po shënon një kthesë të rrallë në historinë e institucioneve amerikane.
Pas dekadash ku FBI u kthye në instrument të pushtetit politik dhe oligarkisë ndërkombëtare, duket se po vjen një fazë e re — ajo e pastrimit të sistemit dhe rikthimit të besimit tek drejtësia.

Reformat e paralajmëruara nga Patel përbëjnë një akt rebelimi institucional kundër atyre që kanë përdorur “shtetin e thellë” si mburojë për korrupsionin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë.
“Nga Watergate te Arctic Frost – Biden kapet duke spiunuar senatorët e opozitës! Kash Patel nis pastrimin e FBI-së dhe fundos ‘Shtetin e Thellë’ në SHBA.” / Watergate te Arctic Frost

Biden kapet duke spiunuar senatorët e opozitës! Kash Patel nis pastrimin e FBI-së dhe fundos ‘Shtetin e Thellë’ në SHBA.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *