Nga Fatmir Merkoçi:
Në Europë po ndjehet gjithnjë e më fort era e të djathtës konservatore. Zgjedhjet për Parlamentin Europian e treguan qartë këtë prirje: rinia, në pjesën më të madhe, po voton për të djathtën konservatore. Megjithatë, ndikimi i saj ende nuk është shtrirë masivisht, pasi shumica e qeverive europiane mbeten majtiste dhe të komanduara nga rrjeti i Soros-it.
Presidenti Donald Trump, me fitoren e tij historike, solli një frymë të re për të djathtën konservatore, duke i dhënë besim njerëzve se koha e ndryshimeve rrënjësore ka ardhur. Ai e bëri të qartë se tre shtyllat kryesore të fushatës së tij fituese do të shndërrohen në realitet.
I vetëdijshëm se nuk është një betejë e lehtë, Trump – si lider i një superfuqie – nisi një strategji afatgjatë. Prerja e fondeve të USAID ishte sinjali i parë i luftës kundër Soros-it, i cili u kundërpërgjigj me lëvizje të forta dhe atentate politike ndaj Trump-it. Nëpërmjet financimit të grupeve majtiste në SHBA, Soros tentoi të destabilizonte vendin. Në këto kushte, Trump shpalli disa prej këtyre organizatave si struktura kriminale.
Situatën botërore Trump nuk e gjeti në paqe. Luftërat ishin tashmë të pranishme gjatë qeverisjes së Biden-it. Soros, me politikat dhe qeveritë e komanduara prej tij, sidomos në Europë, i thelloi më tej konfliktet duke e kthyer kontinentin në një vatër përplasjesh. Por Trump nuk punon për të fituar vetëm një betejë; ai po ndjek një strategji të qartë afatgjatë, pavarësisht kritikave dhe sulmeve të mediave.
Soros vazhdon të lëvizë levat e tij dhe jo pak herë përpiqet ta paraqesë si dështim çdo lëvizje të Trump-it. Vrasja e Khashoggi-t dhe aferat e tjera treguan qartë se Soros nuk është thjesht një filantrop, por një organizator i fuqishëm me ndikim mbi kartelet e drogës, pastrimin e parave nëpër banka dhe mbështetjen e grupeve terroriste – të cilat, historikisht, kanë qenë të majta.
Përmes këtyre levave, Soros është përpjekur ta tërheqë SHBA-në në luftë me Rusinë. Por takimet e Trump-it me Putinin treguan se strategjia e tij ka në qendër paqen, jo konfliktin. Në çdo tryezë, Trump ka shfaqur fuqinë dhe superioritetin e Amerikës, në një kohë kur nën Biden-in ajo po binte ndjeshëm.
Popujt e kanë kuptuar sot se e djathta konservatore nuk është për luftë, ndërsa Soros nuk është bamirës, por përfaqësues i së keqes globale që nuk njeh Zot, komb apo familje.
Në këtë vorbull ndodhet edhe Shqipëria, e cila ka politikanë dhe një qeveri antikombëtare, të përfshirë totalisht në rrjetin kriminal të Soros-it. Politikat e ndjekura kanë sjellë vetëm regres, duke e rreshtuar vendin tonë në krye të listave për drogë, korrupsion dhe krim të organizuar. Sot, Shqipëria është kthyer në çerdhe të Soros-it dhe Kryeministri Rama në zëdhënësin e kësaj organizate, e cila tashmë është provuar si strukture terroriste.
Prandaj frika ndaj frymës Trump dhe të djathtës konservatore po shtohet gjithandej. Zoti mund të vonojë, por pa e marrë hakun nuk lë.
Kujdes spiunët!
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.