Nga Redi Minga
Nga entuziazmi i vitit 2013 te kapja totale e pushtetit në 2025
Edi Rama e nisi qeverisjen si reformator pro-perëndimor, por pas katër mandatesh në pushtet, Shqipëria ka rrëshqitur drejt një regjimi personalist, ku pushteti është përqendruar totalisht në duart e një njeriu të vetëm. Kontrolli i institucioneve, drejtësisë, medias dhe ekonomisë është më i thellë se kurrë në këto 34 vite post-komunizëm.
Nga partneriteti me SHBA te ndërhyrja e thellë sorosiane
Roli i SHBA-së në Shqipëri ka qenë tradicionalisht stabilizues, por gjatë viteve të fundit, sidomos nën administratën Biden, u pa një tolerancë alarmante ndaj qeverisë Rama, e shoqëruar me një aktivizëm të paprecedentë të ambasadorëve që ndjekin linjën e George Sorosit:
Donald Lu tronditi opinionin publik me mesazhet në WhatsApp që i dërgonte deputetëve për t’i detyruar të votonin reformën në drejtësi.
Yuri Kim shkoi edhe më larg, duke deklaruar që shqiptarët “do hanë bar” një gjuhë që të kujton diktaturat, jo diplomacinë amerikane.
Në të gjitha këto lëvizje, ishte i dukshëm ndikimi i Fondacionit Open Society i George Soros, mik personal i familjes Rama dhe mbështetës ideologjik i projektit për kapjen e sistemit të drejtësisë në Ballkan përmes shoqërisë civile dhe rrjeteve “reformiste”.
Reforma në drejtësi: një instrument i kapjes, së drejtësisë
Ashtu si në shumë vende të tjera, në Shqipëri reforma në drejtësi u përdor si një kalë troje. Nën mbikëqyrjen e diplomatëve pro-Soros dhe me presion ndërkombëtar të njëanshëm, u krijua një sistem që zhduku balancat kushtetuese dhe e ktheu drejtësinë në një mjet për eleminimin e kundërshtarëve dhe mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë.
Drejtësia e re nuk heton kurrë inceneratorët, koncesionet apo ndërtimet në Tiranë. Por e gjen gjithmonë kohën për të ndjekur kritikët politikë, gazetarët e pavarur apo opozitën e dobësuar.
Me ardhjen e Trump-it në pushtet, loja ka ndryshuar
Në vitin 2024, Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Me të erdhi edhe një politikë e re ballkanike, e çliruar nga ndikimi i George Sorosit, i cilësuar nga republikanët si “kërcënimi më i madh i rendit konservator global”.
Administrata Trump është hapur kundër përfshirjes së Sorosit në politikat e jashtme të SHBA-së dhe ka paralajmëruar një pastrim të rrjeteve progresiste brenda Departamentit të Shtetit. Kjo është lajm i keq për Ramën, i cili e ka ndërtuar mbijetesën e tij politike pikërisht mbi këtë lidhje të padukshme.
Tani, mbrojtja diplomatike që e ka mbajtur të paprekur për 12 vite, është zhdukur. Ai është më i ekspozuar se kurrë ndaj një qeverie amerikane që nuk fal as autokratë, as manipulues sorosianë të drejtësisë.
Rreziqet që e presin Ramën në mandatin e katërt
- Izolimi diplomatik – SHBA mund të ulë nivelin e kontaktit me qeverinë Rama nëse nuk përmbush standardet minimale demokratike.
- Shpallje “non grata” për njerëz kyç të afërt me Ramën, sidomos nëse provohet përfshirja e tyre në korrupsion madhor.
- Ngrirje pasurish dhe hetime ndërkombëtare, nëse strukturat amerikane identifikojnë pastrim parash ose afera të lidhura me interesat amerikane në rajon.
- Ndërhyrje të drejtpërdrejta për tranzicion politik, ashtu siç ndodhi me Nikola Gruevski në Maqedoni ose me Milo Gjukanoviç në Mal të Zi.
SHBA si katalizator i rënies së një regjimi të korruptuar?
Nëse Rama vazhdon rrugën e arrogancës politike, represionit ndaj medias dhe keqpërdorimit të drejtësisë, ai do të përballet me pasoja reale nga një SHBA që nuk është më ajo e viteve 2015–2020. Trump nuk është Biden. Dhe Trump nuk harron.
Ai do ta shohë Shqipërinë si pjesë të një rajoni që ose demokratizohet realisht, ose izolohet si satelit i korrupsionit dhe Sorosit.
Mandati i katërt i Edi Ramës është politikisht i fuqishëm, por strategjikisht i brishtë. Ai ka në dorë pushtetin, por nuk ka më mburojën e Sorosit në Washington. Kjo do të thotë që nëse gabon, fundi i tij nuk do të vijë nga opozita e brendshme, por nga humbja e mbrojtjes ndërkombëtare.
Historia e Ballkanit e ka treguar qartë: kur SHBA heq dorë nga një lider, fundi i tij është vetëm çështje kohe.
Shënim: Kush është Redi Minga
Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.