19 Jun 2025, Thu

Kushtetuta në duart e Ramës: Nga mbreti i votave te diktati i ligjeve qesharake …

Nga Redaksia

Nga inati me Berishën që “s’jep dorëheqjen”, është harruar totalisht fakti që Rama me 86 vota mund të fusë duart në Kushtetutë sa herë t’i teket. Tashmë që e ka kthyer Gjykatën Kushtetuese në një sekretari të kryeministrit, ai është më i lirë se kurrë për të bërë ç’të dojë.

Nëse do, mund të nxjerrë një ligj që të gjithë shqiptarët duhet të qethen “kare”, si në Korenë e Veriut apo Shqipërinë e viteve ’70, dhe kush refuzon – të merret me zor nga policë vullnetarë e të rruhet publikisht. Një absurditet i tillë mund të tingëllojë si humor i zi, por në realitet jemi shumë më afër një pushteti arbitrar sesa e kupton shumica e njerëzve.

Rama ka përhapur një gaz aluçinogjen politik që bën shqiptarët të ëndërrojnë ende për qeveri teknike dhe shpëtim magjik nga “aleatët”, ndërsa ai ka në dorë të bëjë çdo gjë: të konfiskojë prona, të vendosë çdo gjobë e taksë që i teket, madje edhe të burgosë kë të dojë. Dhe populli… hesht.

SPAK-u u dha përgjigjen gjithë atyre që kishin iluzione: është thjesht kamxhiku i Ali Pashë Tiranës në Koloninë e Sorosit. Reforma në Drejtësi që shumëkush e besoi si shpresë, është sot vegël e nënshtruar e një regjimi që nuk pyet më për ligj, as për moral.

Ndërkohë, opozita? E zënë me përsheshin që ka gatuar vetë, e paaftë të ndërtojë një alternativë, e lodhur dhe pa zë.

Kjo nuk është më thjesht krizë politike. Kjo është një kapje totale e shtetit. Dhe shqiptarët, në vend që të protestojnë, komentojnë në rrjetet sociale, shpresojnë e presin një mrekulli… që nuk do të vijë kurrë një opozitë të shkatërruar nga lideri i saj Berisha.

Më poshtë mund të lexoni:

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

© PatriotikMedia.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *