Darka private në Ambasadën Japoneze, zhduket një suvenir me vlerë: Çfarë ndodhi pas largimit të familjes Rama?
Nga Redaksia – Një darkë private në Ambasadën Japoneze në Tiranë, ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij, është shoqëruar nga një episod i pazakontë, sipas një raportimi të publikuar nga portali Sot.com.
Sipas këtij raportimi, pak ditë më parë, ambasadorja japoneze në Tiranë ka organizuar një darkë private ku ka qenë i pranishëm kreu i qeverisë shqiptare me familjen e tij. Por ajo që fillimisht dukej si një takim i zakonshëm diplomatik, dyshohet se ka marrë një kthesë të papritur pas largimit të të ftuarve.
Stafi i ambasadës ka konstatuar mungesën e një suveniri me vlerë të konsiderueshme. Bëhet fjalë për një objekt që, përtej vlerës materiale, thuhet se ka edhe rëndësi të veçantë për përfaqësinë diplomatike japoneze.
Pas konstatimit të mungesës, personeli i ambasadës dhe strukturat e sigurisë kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas pretendimeve të publikuara nga Sot.com, vëmendja është përqendruar edhe te kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave pretendohet se kanë ndihmuar në identifikimin e personit që ka marrë objektin.
Raportimi pretendon gjithashtu se pas këtij episodi janë zhvilluar komunikime intensive mes përfaqësuesve të ambasadës dhe kryeministrit Edi Rama.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ambasada Japoneze apo Kryeministria shqiptare për ngjarjen, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e personit që dyshohet se ka marrë suvenirin apo mbi përmbajtjen e komunikimeve mes palëve.

Kush e mori suvenirin? Çfarë kanë zbuluar realisht kamerat e sigurisë dhe përse një episod i tillë po mbahet në konfidencialitet?
Këto janë pikëpyetjet që ngre raportimi i Sot.com, ndërsa mbetet për t’u parë nëse institucionet përkatëse do të reagojnë për të sqaruar një ngjarje që, nëse konfirmohet, do të ishte një incident i pazakontë në një aktivitet diplomatik.
© Copyright of PatriotikMedia.al


