AMA gjobit mediat për deklaratat e të ftuarve, por kush do ta ndëshkojë ERTV-në për gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e përçarjes?

Nga Redaksia – Avokati Erald Aga ka reaguar ndaj vendimeve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për gjobitjen e mediave audiovizive, duke vënë në pikëpyetje standardet që ky institucion përdor në raport me mediat dhe pushtetin.

AMA po gjobit mediat audiovizive me argumentin se të ftuarit e tyre po ngjallin frikë dhe promovojnë dhunën. E gjithë kjo po ndodh në kuadër të protestave studentore.

Në reagimin e tij, Aga ngre një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj AMA-s: nëse ky institucion ndërmerr masa ndaj mediave për deklaratat e të ftuarve, a do të vendosë gjoba edhe ndaj ERTV-së apo vetë Edi Ramës, për atë që avokati e cilëson si promovim të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj popullit të tij?

Në pjesën e dytë të reagimit, avokati shprehet se me ndryshimin e regjimit Rama, AMA duhet të zhbëhet dhe drejtuesit e saj të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet e kryera, sipas tij, në zbatim të urdhrave të Edi Ramës.

Reagimi i Erald Agës ngre çështjen e trajtimit të barabartë të mediave dhe të përgjegjësisë së institucionit rregullator për mënyrën se si ushtron kompetencat e tij.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top