Vlora Hyseni ishte e vendosur nga Izraeli dhe zëvendësuesja e saj, Esmeralda Hasani, është pjesë e Izraelit …

Nga Redaksia – Informacione të mbërritura në redaksinë e PatriotikMedia.al ngrenë pikëpyetje të rënda mbi prapaskenat e ndryshimit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në qendër të tyre janë lidhjet e pretenduara me interesat izraelite, emri i Ron Yeffet dhe një episod i raportuar për një largim të mundshëm të Vlora Hysenit drejt Serbisë.

Esmeralda Hasani është emri që kryeministri Edi Rama ka propozuar për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, duke pasuar Vlora Hysenin. Por pas këtij ndryshimi mund të fshihen zhvillime shumë më të ndërlikuara sesa një zëvendësim i zakonshëm në drejtimin e një institucioni shtetëror.

Sipas informacionit që ka mbërritur në redaksinë tonë, Vlora Hyseni lidhet me interesa izraelite dhe situata e krijuar rreth saj mund të ketë lidhje me sekrete dhe marrëdhënie që përfshijnë edhe emrin e Ron Yeffet.

A ekziston rreziku që Vlora Hyseni të eliminohet për të mos zbuluar sekrete?

Një prej pretendimeve më të rënda të informacionit të ardhur në redaksinë tonë lidhet me mundësinë e eliminimit të Vlora Hysenit, me qëllim që të mos dalin në dritë informacione dhe sekrete që lidhen me Ron Yeffet dhe ndikimet izraelite.

Ky është një pretendim jashtëzakonisht serioz, i cili kërkon hetim dhe verifikim nga institucionet përgjegjëse.

Një tjetër element i informacionit të mbërritur në redaksinë tonë lidhet me një largim të mundshëm të Vlora Hysenit drejt Serbisë.

Sipas këtij informacioni, Hyseni dyshohet se kishte synuar të arratisej drejt Serbisë, ku do të kishte ndihmën e dy personave të lidhur me Izraelin, të cilët ndodheshin në Beograd.

Sipas të njëjtit informacion, ky plan nuk është realizuar pasi ndërhyrja e autoriteteve në Kosovë e ka ndaluar një zhvillim të tillë.

Këto të dhëna kërkojnë sqarim të mëtejshëm, veçanërisht për identitetin e dy personave të përmendur, kontaktet e tyre dhe rrethanat e ndalimit të lëvizjes së pretenduar.

Esmeralda Hasani, pasuesja e Hysenit

Ndërkohë, emri i Esmeralda Hasanit si pasuese e mundshme e Vlora Hysenit shton pikëpyetjet mbi vazhdimësinë në drejtimin e SHISH-it.

Hasani është mike e Hysenit dhe ishte emëruar prej saj në krye të Departamentit Mbështetës të SHISH-it.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top