Qeveria shqiptare drejt mbylljes së kufijve për 28 Nëntorin? Rama trembet nga një Nëntor i Tretë i shqiptarëve!

Nga Redaksia – Një informacion që po qarkullon së fundmi ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e marrjes së masave të jashtëzakonshme nga Qeveria shqiptare gjatë festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas këtij informacioni, mund të ketë kufizime në lëvizjen në pikat kufitare gjatë festës kombëtare, një zhvillim që, nëse do të konkretizohej, do të prekte drejtpërdrejt mijëra qytetarë shqiptarë që planifikojnë të hyjnë apo të dalin nga vendi.

Por pyetja që shtrohet është: Pse pikërisht në 28 Nëntor?

Në qarqet opozitare dhe në diskutimet që po qarkullojnë publikisht ngrihet dyshimi se frika nga një protestë e fuqishme kundër qeverisë mund të jetë një nga arsyet që ushqejnë këto shqetësime.

A ka frikë Edi Rama nga një mobilizim i madh qytetarësh? A druhet kryeministri se 28 Nëntori mund të kthehet në një ditë proteste dhe pakënaqësie popullore ndaj një qeverie që opozita e akuzon për korrupsion dhe keqqeverisje?

Rama trembet nga një Nëntor i Tretë i shqiptarëve?

28 Nëntori nuk është një datë e zakonshme në kalendarin shqiptar. Është dita kur, në vitin 1912, në Vlorë, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke ngritur flamurin kombëtar pas shekujsh pushtimi.

Për shqiptarët, kjo ditë simbolizon lirinë, sovranitetin dhe bashkimin kombëtar.

Pikërisht për këtë arsye, çdo pretendim për kufizimin e lëvizjes në këtë datë kërkon transparencë dhe një përgjigje të qartë nga institucionet shtetërore.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top