ANALIZA: Rama nuk i çoi kot Ergys Agasin dhe Erion Veliajn në burgun e Fierit …

Nga Redi Minga:

Transferimi i Erion Veliajt drejt burgut të Fierit dhe më herët i Ergys Agasit po ngre dyshime serioze mbi prapaskenat e një strategjie që mund të shkojë përtej vendimeve administrative të sistemit penitenciar. A kemi të bëjmë me një rastësi, apo me një skenar presioni psikologjik ndaj dy njerëzve që mund të dinë shumë për mënyrën se si është drejtuar pushteti i Edi Ramës?

Në qendër të kësaj historie qëndron një pyetje shumë më e madhe: A po përpiqet Edi Rama të kontrollojë dhe të frikësojë njerëzit që mund të zbulojnë sekretet e tij?

Erion Veliaj di shumë dhe sinjalet e fundit nuk janë pa rëndësi

Erion Veliaj nuk është një person i zakonshëm në historinë e pushtetit të Rilindjes. Për vite me radhë ai ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, një prej njerëzve që kanë pasur akses në vendimmarrjen politike dhe në marrëdhëniet e brendshme të këtij pushteti.

Por sot situata duket ndryshe.

Sulmet e fundit publike të Edi Ramës ndaj Veliajt, përfshirë përpjekjet për ta lidhur atë me organizimin e protestave, mund të shihen edhe si një strategji për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga një zhvillim shumë më i rëndësishëm: transferimi i tij në burgun e Fierit.

Përse Rama po e sulmon publikisht Veliajn pikërisht në këtë moment? A po përpiqet ta paraqesë atë si kundërshtar politik dhe organizator të protestave, ndërkohë që pas skenës zhvillohen lëvizje që mund të kenë pasoja shumë më serioze për sigurinë dhe presionin ndaj tij?

Veliaj di shumë informacione për marrëdhëniet e brendshme të pushtetit, për vendimmarrjet, interesat dhe prapaskenat që kanë shoqëruar qeverisjen e Partisë Socialiste.

Dhe ai ka filluar të dërgojë sinjale që nuk janë më në të njëjtën linjë me Edi Ramën, dhe këtu lind dyshimi ndaj transferimit e cila merr një tjetër dimension politik.

Pse pikërisht burgu i Fierit?

Burgu i Fierit është një institucion me regjim të disiplinuar dhe me masa të rrepta sigurie. Pikërisht për këtë arsye, transferimi i dy personave me rëndësi të veçantë politike dhe mediatike në të njëjtin institucion nuk është i kot.

Në një institucion të tillë, çdo incident i rëndë ndaj një të burgosuri ngre menjëherë pikëpyetje për përgjegjësinë e strukturave të brendshme dhe funksionimin e mekanizmave të sigurisë.

Nëse dhunimi i Ergys Agasit, i raportuar nga media, ka ndodhur në rrethanat e përshkruara, atëherë lind një pyetje edhe më alarmante: si mund të ndodhë një sulm i tillë në një burg me masa kaq të rrepta sigurie?

A ka pasur dështim të rëndë të sigurisë, apo është ndërhyrja nga brenda institucionit.

Dhunimi i Ergys Agasit, një mesazh i mundshëm për Erion Veliajn?

Sipas raportimeve mediatike, Ergys Agasi është dhunuar rëndë në burgun e Fierit nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm me origjine nga Tropoja. Raportimet kanë ngritur pretendime se sulmi mund të ketë pasur prapavijë dhe se ndaj tij mund të jetë përcjellë një mesazh kërcënues për të mos folur.

Në këtë pikë, transferimi i Erion Veliajt në të njëjtin burg merr një rëndësi të veçantë.

A mund të jetë dhunimi i Agasit një paralajmërim indirekt për Veliajn?

Mesazhi që mund të perceptohet nga një person tjetër që ndodhet në të njëjtin institucion është i qartë dhe tronditës: nëse flet, nëse zbulon informacione apo nëse vendos të bashkëpunosh me drejtësinë, mund të përballesh me pasoja të rënda.

Ergys Agasi dhe Erion Veliaj, dy njerëz që mund të hapin shumë dosje

Ergys Agasi është përshkruar në raportime mediatike si një nga njerëzit më të afërt me kryeministrin dhe si një ndërmjetës me ndikim në marrëdhëniet mes politikës, administratës, biznesit dhe personave të botës kriminale.

Emri i tij është lidhur me çështjen e AKSHI-t, tenderat publikë dhe një sërë zhvillimesh që janë objekt hetimesh.

Ndërsa Erion Veliaj, si ish-kryebashkiak i Tiranës dhe figurë qendrore e Partisë Socialiste, ka pasur njohuri të drejtpërdrejta mbi funksionimin e strukturave politike dhe vendimmarrjen e pushtetit.

Të dy mund të disponojnë informacione që kanë rëndësi për hetimet dhe për zbardhjen e marrëdhënieve të brendshme të këtij sistemi.

Pikërisht për këtë arsye, çdo tentativë për t’i frikësuar apo për t’i penguar të flasin do të ishte një goditje e rëndë ndaj drejtësisë.

Belinda Balluku dhe hija politike mbi burgun e Fierit

Një tjetër element që nuk mund të anashkalohet është dimensioni politik i Fierit dhe lidhja e tij me Belinda Ballukun, një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, e cila është përfshirë në hetimet e SPAK-ut.

Kur dy persona që mund të disponojnë informacione të rëndësishme për pushtetin transferohen në të njëjtin institucion, ndërsa njëri prej tyre raportohet se është dhunuar rëndë, përgjegjësia për transparencën bëhet edhe më e madhe.

Kush i merr vendimet për këto transferime? Kush garanton sigurinë e tyre? Dhe kush mban përgjegjësi nëse brenda këtij institucioni ndodhin sulme të organizuara?

Edi Rama mund të vazhdojë të sulmojë publikisht Erion Veliajn dhe ta paraqesë atë si përgjegjës për zhvillimet politike dhe protestat. Por kjo nuk i jep përgjigje pyetjes kryesore: përse u transferua Veliaj në burgun e Fierit dhe çfarë garancish ka për sigurinë e tij?

Nëse Ergys Agasi është dhunuar për shkak të informacioneve që disponon, atëherë ky zhvillim mund të ketë shërbyer edhe si një paralajmërim i frikshëm për këdo tjetër që mund të vendosë të flasë.

Dhe nëse Erion Veliaj ka filluar të distancohet nga Rama, duke dërguar sinjale për prapaskenat e pushtetit, atëherë transferimi i tij duhet parë me një vëmendje të jashtëzakonshme.

A është dhunimi i Ergys Agasit paralajmërimi që duhet të kuptojë Erion Veliaj? A po përdoret burgu si instrument presioni për të mbajtur të mbyllur gojën e njerëzve që dinë shumë?

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top