VOX POPULI, VOX DEI: Studentët denoncojnë! Mafia Soros dhe tentakulat e saj si Qëndresa Qytetare dhe rrjeti kriminal i pseudoaktivistëve të Soros që sabotojnë kauzat studentore …

VOX POPULI, VOX DEI: Studentët denoncojnë! Qëndresa Soros, kriminalizimi i shoqërisë civile nga Mafia Soros dhe tentakulat e saj si Qëndresa Qytetare dhe rrjeti kriminal i pseudoaktivistëve të Soros që sabotojnë kauzat studentore

Nga Andrea Bregu:

Jo pak herë kam denoncuar kapjen e shoqërisë civile nga Mafia Soros, jo pak herë kam denoncuar sabotimin e kauzave nga të ashtuquajtura OJF dhe OJQ të financuara dhe të kapura nga Mafia Soros, jo pak herë kam denocuar rolin e Migen Qiraxhi, Rigels Xhemollarit dhe rrjetit kriminal të pseudo-aktivistëve të pseudo shoqërisë civile si Qëndresa Qytetare.

Sot ju do të keni mundësinë të shihni jo vetëm paratë dhe projektet por edhe strategjinë e ndjekur nga Qëndresa Qytetare për të qenë “legjitimë” sipas tyre në komunitetin, të rinjtë dhe studentët.

Që prej krijimit nga Fondacioni Soros të Qëndresa Qytetare, Migen Qiraxhi, Rigels Xhemollari dhe rrjeti kriminal të pseudo-aktivistëve kanë përfituar në total 601.873 euro (mbi gjysëm milionë euro) në 6 vite (pa llogaritur ende vitin 2023 që ende nuk janë bërë publike).

https://qq.com.al/wp-content/uploads/2023/07/BUXHETI-I-ORGANIZATES-2017-2022docx.pdf

Në Planin Strategjik 4 vjeçar të Qëndresës Qytetare i cili është i dokumentuar edhe në sajtin e Qëndresës thuhen qartë (për ata që arrijnë të kuptojnë) se Qëndresa Soros ka kërcënime për shkak të faktorëve të jashtëm, që janë donatorët dhe kultura e shoqërisë.

https://qq.com.al/wp-content/uploads/2022/07/Plani-Strategjik-Qendresa-Qytetare-Final.pdf

“ORIENTIMI I DONATORËVE”

Në më shumë se 80% të financimeve dhe projekteve që Qëndresa ka marrë në këto 6 vite (pa llogaritur 2023) janë të organizatave dhe shoqatave të financuara direkt apo indirekt nga Fondacioni Soros apo nga faktorë të së djathtës së qendrës si Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung të cilat janë aleatë të Lulzim Bashës (Lulit të Soros), Jorida Tabakut të Soros të cilët janë në bashkëqeverisje të plotë me Ramën.

Nga projektet dhe financimet e marra vërehet re se Qëndresa Soros ka përfituar disa projekte nga Olof Palme Albania, e drejtuar nga Plejada Gugashi e cila ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Erion Veliajt tek Lëvizja MJAFT por edhe tashmë aktualisht Olof Palme Albania ka projekte në bashkëpunim me Veliajn dhe Bashkinë Tiranë.

https://www.facebook.com/qendreseqytetare/posts/pfbid0iT12c82GLVvZvSHDDYEHNFEcAurXaSfeggyfW9frrbDkcEwPJYi2zbiKuNKTsi7yl

“KULTURA E SHOQËRISË”

Duke ditur që Shqiptarët kanë neveri nga Mafia Soros dhe tentakulat e saj dhe këtë Qëndresa e ka evidentuar këtë fakt ata përpiqen që nëpërmjet projekteve të fituara nga organizatat dhe shoqatat të lidhura direkt dhe indirekt me Fondacionin Soros, të “legjitimohen” dhe të kenë grupe informale (që nuk janë gjë tjetër pjesë integrale e Qëndresës si aktivistë me rrogë ose punëtorë sipas formularëve të publikuara nga vetë Qëndresa) dhe këto grupe informale kanë bashkëpunim me Avokaten e Lulit të Sorosit por edhe me institucione të tjera nën varësinë e qeverisë (vetë i kanë publikuar nuk e them unë). Kjo është strategjia që ndjekin për të kundërshtuar tezën dhe faktin që këta financohen nga Soros dhe që bashkëpunojnë me qeverinë për të fituar projekte dhe fonde.

Në buxhetin e vitit 2021 sipas të dhënave, rezulton se Qëndresa e Sorosit ka marrë projekt nga National Democratic Institute (NDI) me vlerën e 16.500 eurove. NDI financohet dhe ka partner zyrtar Fondacionin Soros.

https://www.ndi.org/partners

Rezulton gjithashtu se Qëndresa e Sorosit ka marrë disa projekte në vite të ndryshme nga Lëviz Albania e cila është konglomerati dhe burimi kryesor i financimeve të Fondacionit Soros për OJF-të dhe OJQ-të e Mafies Soros.

https://www.levizalbania.al/sq/nisma-te-mbeshtetura/grante-strategjike/perqytetin

https://www.levizalbania.al/sq/lajme/konkursi-i-ideve-2-thirrja-6-te-kualifikuarit

Po në vitin 2021 Qëndresa e Sorosit sipas të dhënave në Buxhetin e vitit 2021 rezulton se kanë marrë FINANCIM DIREKT nga Fondacioni Soros me projektin “Akademia e aktivizmit kreativ: Premoi heroit tënd!” me vlerën e 9 mijë eurove. Si thoshte Migeni në vitin 2022? Nuk na komandon Sorosi me telekomandë?!

Qëndresa e Sorosit gjithashtu ka marrë grante dhe projekte nga Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë ose më saktë nëpërmjet Kongresit Rinor Kombëtar e cila është një organizatë ombrellë dhe bashkim i organizatave rinore, grupimeve informale (siç Qëndresa thotë në dokumentat zyrtarë), forumeve rinore të partive politike për projekte të 30 organizatave në nivel kombëtar. Rrjeti është ngritur me iniciativën e dy fondacioneve, Friedrich Ebert Stiftung dhe Olof Palme International. Pra Erion Veliaj përmes Plejada Gugashit i jep fonde Qëndresës Qytetare në emër të Kongresit Rinor Kombëtar.

https://www.facebook.com/tiranaeyc2022/posts/pfbid02L1eoduheTB1dD67j474Zq697BYRbh3f1AFTWa4s2gVwoY4dA7ALjDKw5jJcMq6FJl

https://www.facebook.com/kongresirinorkombetar/posts/pfbid0f6cBDNbRqeQDzzgfhL52a4FEvbGb2e3sYNAypo37vSb5uSJu4txKmWhZwBV8s3unl

Në fund të vitit 2021 gjatë fundit të kohës së PLANdemisë Erion Veliaj për shkak të lidhjve që i ofron Mafia Soros si pjesë e saj që është ai zyrtarizon se Tirana në vitin 2022 do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe kjo më shumë ngjan me atë që Eliamep i Sokratis Kokkalis po bëjnë me Fondacionin Soros ku përdoren fondet e organizatave europiane për të financuar OJF-të e Soros në Shqipëri si Qëndresa Qytetare.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1077222159745207

https://www.facebook.com/qendreseqytetare/posts/pfbid02BkSPtbvamKMYAChe4SBAzb288NVbDfBEn26H47fhDSgPuaZfEuxycCnVTeFDbkUBl

Që Qëndresa e Sorosit financohet nga Soros kjo është 50% e së keqes (dhe kjo dihet tashmë) por materialet e mëposhtme tregojnë që gjithashtu po i njëjti rrjet financon Qëndresën pra Veliaj dhe kjo është ana tjetër e medaljes.

Problemi nuk është që këta marrin fonde dhe kanë një staf të mirëtrajnuar me kapacitete që nga zyrat me dy kate (vilë me qera), makina në dispozicion dhe mjete personale dhe punëtorë pa fund, problemi është që këto financime përdoren për interesat e pushtetit dhe nën shërbim të pushtetit Rama-Veliaj-Soros. Dhe kjo është vrasja e kauzave që është kriminalizim i shoqërisë civile, pasi të vrasësh kauzat e të rinjve dhe studentëve do të thotë ti shërbesh kokë e këmbë Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë duke dëbuar të rinjtë dhe studentët.

Kam me muaj që i them personalisht Migen Qiraxhiut edhe me dëshmimtarë, mos fusni hundët ku nuk ju takon duke i shërbyer Regjimit të Mafies Soros. Por çdo gjë e ka një limit dhe duhet të përballen me demaskimin dhe publikimin e çdo pislliku që kanë bërë në kurriz të të rinjve dhe të studentëve pasi në asnjë nga iniciativat që kanë ndërmarrë nuk kanë bërë qoftë edhe një kallëzim penal qoftë edhe për një individ apo intitucion nën varësinë e Ramës dhe Veliajt sepse janë kokë e këmbë bashkë me pushtetin në kurriz të studentëve dhe të të rinjve.

Ju jeni Qëndresa e Mafies Soros dhe jo Qëndresa e Studentëve dhe e të rinjve për ti ofruar atyre shpresë përkundrazi ja vrisni shpresën!

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top