Nga Redaksia – Eric Wendt mbërrin në Tiranë, merr zyrtarisht detyrën dhe zhvillon takim kokë më kokë me Bajram Begajn. Në të njëjtën kohë, Shqipëria përfshihet nga zhvillime të forta në kupolën e sigurisë dhe diplomacisë. Në redaksinë e PatriotikMedia.al ka mbërritur informacioni se edhe Presidenca mund të jetë në qendër të një zhvillimi të ri.
Këtë të shtunë, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, paraqiti zyrtarisht Letrat Kredenciale te Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.
Pas ceremonisë, Wendt dhe Begaj zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili zgjati më shumë se një orë. Me këtë takim, Wendt nis zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri, pas një periudhe gati trevjeçare gjatë së cilës Ambasada Amerikane në Tiranë drejtohej nga një e ngarkuar me punë.
Wendt vjen në Shqipëri me një profil të fortë ushtarak dhe sigurie. Ai ka shërbyer më shumë se 34 vite në ushtrinë amerikane dhe ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. Gjatë dëgjesës së tij në Senatin amerikan, ndër prioritetet për Shqipërinë ai ka përmendur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë kibernetike.
Por ajo që po ngre pikëpyetje në Tiranë nuk është vetëm ardhja e ambasadorit amerikan.
Është momenti në të cilin ai mbërrin.
SHISH tronditet nga arrestimi i Vlora Hysenit
Vetëm pak ditë përpara mbërritjes së Wendt, kupola e sigurisë shqiptare u përfshi nga një prej goditjeve më të forta të viteve të fundit.
Më poshtë mund të lexoni:
Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, u vendos në arrest shtëpie dhe u pezullua nga detyra pas kërkesës së SPAK-ut dhe vendimit të GJKKO-së.
Sipas njoftimeve të bëra publike, hetimi lidhet me dyshime për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”. Hyseni më pas u vetëdorëzua në Morinë dhe GJKKO la në fuqi masën e arrestit në shtëpi.
Bëhet fjalë për një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi hetimi prek drejtpërdrejt drejtimin e shërbimit informativ të vendit.
Dhe këtu nis një tjetër pikë që kërkon vëmendje.
Largimi i ambasadores së Izraelit
Në të njëjtën periudhë, ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka përfunduar misionin e saj diplomatik në vend.
Më poshtë mund të lexoni:
Më 24 shtator, kryeministri Edi Rama e nderoi Peleg me “Yllin e Mirënjohjes Publike”, në ceremoninë e përfundimit të misionit të saj.
Pra, brenda pak ditësh kemi një seri zhvillimesh:
largimi i ambasadores së Izraelit, goditja e kupolës së SHISH nga SPAK-u dhe GJKKO-ja dhe më pas mbërritja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë.
A janë këto thjesht zhvillime të njëpasnjëshme?
Apo kemi të bëjmë me një periudhë riformatimi të rëndësishëm në strukturat e sigurisë dhe diplomacisë shqiptare?
Kjo është pyetja që tashmë po qarkullon në Tiranë.
Dhe në mes të gjithë kësaj është Bajram Begaj
Eric Wendt nuk erdhi thjesht për të zhvilluar një ceremoni protokollare.

Ai erdhi dhe u ul përballë Presidentit të Republikës.

Çfarë është diskutuar në atë takim kokë më kokë?

Çfarë mesazhi i është përcjellë Presidentit Begaj?
Dhe a lidhet ky takim me zhvillimet që priten në ditët në vijim?
Përgjigjen e kësaj të fundit, PatriotikMedia.al e ka marrë nga burimet e veta.
Sipas informacionit që ka mbërritur në redaksinë tonë, Bajram Begaj pritet të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës.
Burimi i informacionit e lidh këtë zhvillim me një situatë që mund të prekë edhe periudhën e mëparshme të Begajt në strukturat e Forcave të Armatosura, konkretisht me çështje që lidhen me disa baza ushtarake dhe vendimmarrje për të cilat ai ka vendosur firmën gjatë kohës që ka mbajtur poste në ushtri.
Sipas të njëjtit informacion, zhvillimet nuk do të ndalen te Presidenca.
Në SPAK pritet një tjetër lëvizje e fortë, ndërsa burimet flasin edhe për zhvillime të reja brenda vetë strukturës së Prokurorisë së Posaçme.
Dhe këto zhvillime do të materializohen, atëherë ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri nuk do të jetë thjesht një seri rastësish.
Do të kemi një zinxhir zhvillimesh që prek njëkohësisht Presidencën, SHISH-in, diplomacinë dhe SPAK-un.
A po afrohet një tjetër tërmet institucional?
Arrestimi i ish-drejtores së SHISH, largimi i ambasadores izraelite dhe ardhja e ambasadorit të ri amerikan kanë ndodhur në një hark kohor jashtëzakonisht të shkurtër.
Tani, sipas informacionit që ka mbërritur në redaksinë e PatriotikMedia.al, në këtë panoramë pritet të hyjë edhe Presidenti Bajram Begaj.
Dhe kur dorëheqja e Begajt të ndodh pas saj do të shfaqet “tërmet” në ambientet e SPAK-ut lidhur me shumë çështje që kanë mbetur në sirtar pa prekur nga disa prokurorë që janë të lidhur me pushtetin aktual. Shqipëria do të përballet me një situatë të re politike dhe institucionale.
PatriotikMedia.al e ka marrë këtë informacion dhe do ta ndjekë hap pas hapi.
Lajmi vijon…
© Copyright of PatriotikMedia.al

