Kush po i jep kohë Ramës? Sheshi kundër Ramës apo kundër vetes – Protesta duhet të ndalë lojën e përçarjes …

Nga Redaksia – Portali PatriotikMedia.al e mbështet protestën, sepse kjo protestë i shërben kombit shqiptar dhe ne do të jemi gjithmonë zëri i saj, por edhe kritikuesi i saj kur gjërat nuk janë në favor të protestës.

Ne nuk jemi servila dhe as media online që t’i shërbejë establishmentit komunist 36-vjeçar. Ne jemi një media online që duam Shqipërinë, duam flamurin dhe duam familjen tradicionale shqiptare.

Por sot kemi vendosur të flasim hapur dhe të bëjmë një pyetje publike.

Në fillimet e saj, protesta nisi fuqishëm dhe populli reagoi duke vepruar me qetësi dhe urtësi. Kjo u bë edhe sepse na u tha se protestuesit nuk duhet të krijonin destabilitet dhe se mediat ndërkombëtare mund ta censuronin protestën dhe të mos e transmetonin.

Por kjo nuk ndodhi për këtë arsye.

Protesta u zhvillua paqësisht, kur ndërkohë e gjithë zhurma mediatike botërore u përqendrua tek Jared Kushner, dhëndri hebre i presidentit Donald Trump si pronar ishulli. Edhe senatorët amerikanë folën për protestën shqiptare, folën dhe për Jared Kushnerin e Trumpit dhe e gjithë lufta ishte mes së majtës amerikane dhe konservatorëve amerikanë për të goditur presidentin Trump.

Edhe Rama u mundua ta shfrytëzonte këtë histori për interesat e tij politike, por sa ia arriti qëllimit, këtë askush nuk mund ta thotë.

U fol më pas se Rama përfitoi nga lufta në Iran dhe i shpalli luftë Iranit qe te afrohej me SHBA, dhe ky eshte një fakt që nuk mohohet, pasi Rama është djalli vetë në këto situata.

Por ajo që është më e rëndësishmja është fakti se protesta, nga një zë i fuqishëm që ishte, u kthye në një foltore, ku njerëz që kishin përfituar nga fondacioni Soros dhe që i kishin shërbyer Ramës, na u shfaqën si organizatorë dhe kordinatore të mikrofonit.

Dhe kështu protesta pak nga pak u kthye nga një vullkan në një zjarr që nuk digjte asnjë.

Është folur shumë dhe janë bërë artikuj për pretendimin se protesta po kontrollohet. Kjo sigurisht nuk është pritur mirë.

Por që të drejtosh një protestë të duhet një grup njerëzish që dinë të bëjnë strategji dhe dinë ta mbajnë protestën në këmbë.

Shumë kush mund të mos jetë dakord me ne, por pyetja themelore sot është:

A mund të vazhdohet kështu me protesta paqësore, kur asnjë vend i Europës dhe i SHBA-së nuk është prononcuar apo ta kete sulmuar direkt apo indirekt qeverinë e Rilindjes, qoftë edhe me një deklaratë publike apo një letër zyrtare?

Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë më videomesazhe, statuse apo deklarata në News 24 të Irfan Hysenbelliut, i cili ka luftë personale me qeverinë e Rilindjes për resortin që i shkatërroi Rama, sepse kjo ra ne sy, ku Irfani nxori gjithë stafin e News 24 të brohoriste në protestë. Dhe kjo është arsyeja pse News 24 i Irfanit e transmeton protestën çdo ditë.

Më pas u fol për Izraelin, që të mos përmendej në protestë, sepse mediat e huaja nuk do ta transmetonin protestën.

Edhe kjo ishte përsëri një taktikë e gabuar, pasi Izraeli në Europë është shteti që urrehet më shumë për genocidin në Gaza apo kishin hall mediat amerikane majtiste.

Gjatë gjithë këtyre më shumë se tre muajve të protestës, ambasadorja e Izraelit ka qenë shumë aktive në Shqipëri. Por Izraeli ka qenë edhe vite më parë në Shqipëri, por nuk kishim parë që një ambasador apo ambasadore të shfaqej kaq shumë në mediat shqiptare dhe në territoret Shqiptare duke bërë inagurime.

Edhe kjo histori ka të këqijat e saj, që sot nuk ka shqiptar që nuk i di se ku fle lepuri.

Rama po punon i qetë, ndërsa protesta merret me përçarjen

Bëhen denoncime e shkrime pa fund kundër Ramës dhe përsëri shqiptarët shikojnë që Rama, edhe pse në fillim protesta e kapi të papërgatitur, veproi me djallëzi duke afruar pranë vetes njerëzit e duhur, të cilët kanë manipuluar shqiptarët që nga viti 2013 e deri më sot.

Ndërkohë, Rama po punon i qetë, ka filluar dhe tallja nga protestuesit që po ju bëhet deputetëve të PS-së dhe kjo nuk është asgjë, as me vezët që u hidhen e as me përbuzjet që marrin.

Sepse Rama ju’a ka thënë copë: do të pranoni çdo sharje apo fyerje që t’ju bëjnë protestuesit.

Dhe kjo duket edhe te vetë Rama.

Atij nuk i bën përshtypje pse protestuesit e shajnë apo e poshtërojnë.

Për Ramën problemi nuk është pse ju e shani.

Problemi i Ramës është të realizojë planet e tij ndaj Shqipërisë.

Dhe, me sa shikojmë, po i realizon çdo ditë.

Rama në burg” OK po Berishën pse e futën në parrullën “Berisha burg” – kujt i shërbeu kjo parrullë

Këtu vjen një tjetër pyetje që duhet bërë hapur.

Përse po përdoret parulla “Rama në burg, Berisha në burg”?

Kjo parullë është dëgjuar në proteste dhe është raportuar gjerësisht nga mediat.

Por pyetja jonë nuk është nëse dikush ka apo nuk ka të drejtë ta thotë këtë parullë.

Pyetja është: ku të çon politikisht kjo parullë?

Kur objektivi i protestës është rrëzimi i qeverisë Rama, përse duhet që protesta të hapë njëkohësisht një front kundër Sali Berishës?

Në Shqipëri ekziston një realitet politik që nuk mund të injorohet: Partia Demokratike ka një elektorat të madh dhe një bazë të konsoliduar.

Prandaj, nëse qëllimi është bashkimi i shqiptarëve kundër qeverisë, atëherë duhet pyetur nëse slogane të tilla krijojnë bashkim apo largojnë një pjesë të njerëzve nga protesta.

A mos vallë kjo është një lojë që prodhon përçarje?

A mos vallë kjo është arsyeja pse disa protestues janë larguar dhe kanë krijuar pakënaqësi?

Këto janë pyetje që duhet të marrin përgjigje.

Sepse nëse shqiptarët kanë ardhur në shesh për të rrëzuar Ramën, atëherë protesta duhet të përqendrohet te Rama dhe qeveria e tij.

Pas rrëzimit të qeverisë dhe krijimit të një qeverie tranzitore, atëherë shqiptarët mund të vendosin në zgjedhje nëse duan Ramën, Berishën apo një alternativë të re.

Kjo është ajo që duhet të diskutohet.

Jo të krijohet një luftë e re brenda protestës.

Prandaj ne ngremë një pyetje tjetër:

A mund të jetë përdorimi i vazhdueshëm i parullës kundër Berishës një faktor që krijon përçarje dhe largon protestues?

Po mund ta themi se pas kësaj parulle qëndronte Edi Rama me njerëzit e tij. Dhe kjo është një pyetje që duhet bërë, sepse rezultati politik i një slogani të tillë është pikërisht përplasja me një pjesë të elektoratit opozitar.

Mos harroni: nuk mund të pretendosh të bashkosh Shqipërinë duke larguar një pjesë të shqiptarëve nga sheshi.

Na thuhet në protestë se Edi Rama ka mbaruar. – por Rama po vazhdon me projektet e tij.

Të gjithë i kemi dëgjuar këto thirrje në protestë.

Më pas na shpikën dhe dezertorët që po devijonin protestën dhe se po e çonin në drejtime të ndryshme, dhe i kujt ishte faji, sigurisht i juaji.

Dhe më e bukura është se na dalin disa njerëz që për 35 vite demokraci as nuk i njihte njeri dhe as nuk e dinim se ku jetonin këta pseudo-patriotë katundarë, ndërkohë që në protestë ka plot njerëz që dinë të japin direktiva dhe sinjale se ku shkon mirë dhe ku shkon keq kjo protestë.

Ajo që kemi vënë re në protestë është fakti se pjesa më e madhe e atyre që hiqen si rregullatorë të protestës luftojnë për interesat e tyre personale dhe partiake.

Bile disa nga këta persona kurrë në jetën e tyre nuk kanë pasur sukses në protesta.

Pyetja që nuk mund të shmanget

Thoni “protestoni paqësisht”, por nuk thoni se si mund të rrëzohet një makineri kaq e fuqishme me protestë paqësore.

Mos thoni më se protesta paqësore është e mirë sepse ruan stabilitetin në sytë e ndërkombëtarëve.

Kjo nuk ka asnjë vlerë nëse ndërkohë protesta nuk po prodhon atë presion ndërkombëtar që iu premtua shqiptarëve.

Ndërkombëtarët e bënë zhurmën kundër Jared Kushnerit të Trumpit, ndërsa protesta shqiptare vazhdoi pa marrë atë vëmendje që pritej.

Atëherë na tregoni:

Si do ta rrëzosh këtë makineri kaq të fuqishme?

Sidomos kur, siç po shihet, po bëhen arrestime dhe më pas gjykatat i lirojnë.

Pse kështu do të vazhdoni derisa të ngecni si 200 “Petritat” e PKSH-së?

Protesta nuk duhet të vazhdojë më kështu, sepse kjo prodhoi përçarje dhe i dha kohë Ramës.

Protesta nuk ka më nevojë vetëm për mikrofon, as për videomesazhe në YouTube e në Facebook.

Ka nevojë për veprim të vendosur, organizim dhe strategji.

Atdheu mbrohet me sakrificë, jo vetëm me fjalë.

Boll dëgjuam përralla.

Është koha për veprim.

Dhe këtë ju’a themi edhe atyre që mburren me shpatullat e të tjerëve, ndërkohë që gjithë këto vite ishin parazitë duke shfrytëzuar situatën, njësoj si çufot parazitë në kurriz të Shqipërisë.

PatriotikMedia.al do të jetë gjithmonë zëri i protestës, por edhe zëri kritik i saj.

Sepse të mbështesësh protestën nuk do të thotë të heshtësh kur ajo gabon.

Do të thotë t’i thuash të vërtetën edhe kur ajo nuk është e këndshme.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top