Nga Kastriot Çipi:
Ishim mësuar me daljet e shpeshta publike të ambasadorëve amerikanë. Gazetarët i ndiqnin nga pas, siç ndiqen në Perëndim yjet e muzikës, filmit apo sportit. Ambasadorët ndiheshin si autoritete supreme, në çdo mjedis dhe për çdo temë, që komentonin, që nga funksionimi i organeve të drejtësisë e qëndrimet e partive ndaj zgjedhjeve e deri tek të drejtat e ylberorëve apo rëndësia e kultivimit të ullirit.
Ka ca muaj, që këtë hapësirë të lënë bosh, duket se po e mbush ambasadorja e Izraelit, Peleg. Është përditë diku. Në një fshat malor, për të na mësuar si të bëjmë turizëm; në një fermë, për të na mësuar si të mbjellim perime; në spitalin e fëmijëve, ku duhet patjetër një flamur i Izraelit, meqë ky shtet ka dhuruar ca libra e lodra; në iftar me hoxhallarë e dervishë, ndërkohë që fëmijët e Gazës, që i kanë mbijetuar bombave, vdesin nga uria e sëmundjet ngjitëse…
Dhe ja tani, ambasadorja përshëndet një seminar trajnimi mbi holokaustin, për mësuesit e historisë, të organizuar nga një institut izraelit, ndërkohë që Shteti Nazionist i Izraelit, ka 3 vjet që kryen holokaust mbi palestinezët.
Kujt do t’u japin leksione kundër gjenocidit, spastrimit etnik, urrejtjes etnike e fetare këta? Shqiptarëve?! Shqiptarët nuk kishin nevojë për të tilla leksione kur e gjithë Europa i urrente dhe i përndiqte çifutët. Shqiptarët e dinë mirë çfarë do të thotë holokaust, sepse e kanë provuar në kurriz nga grekët, serbët, malazezët e bullgarët. E kundërta është e vërtetë! Shqiptarët dhe boshnjakët e kanë për detyrë t’u mësojnë sionistëve se “Kurrë më” vlente dhe vlen njësoj, si në Auschwitz, ashtu edhe në Srebrenicë, Drenicë, Tivar apo Filat, por sidomos në Gaza!
PS: A më lejon çeta e mikrofonit të protestës të protestoj kundër trushplarjes nazioniste në shkollat shqiptare?
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

